-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Buqe Agolli

Pranë të kaltrit det

Fustani i hollë,belit jo shtërnguar,
shiu binte lehtë ,trupin ledhatuar,
pranë të kaltërit det ,bregut ecëm ne,
dielli buzëqeshte,herë bubillimë dhe re.
Çadër jo nuk kishim, mburojë dashurinë,
shiu trupin lagte,shtërnguar unë dhe tinë,
dhe rërës të lagur,i lamë një kujtim,
të dy fort shtërnguar ,puthje papushim.

Fustani i gjelbër sec kishte lezet,

atje u betuam ,për dashuri të vërtet,

sa ka ujë deti ,kripë edhe rērë,

pa fund do të dua,sa kjo botë e tërë.

“”””””””””””””””””

Kur vija tek ti
Sa e lumtur isha,kur vija tek ti,
si më dukej vetja ,porsi një fëmij,
flisnim bisedonim,vetëm të degjoja,
mjaltë a sheqer ,të dilte nga goja.
Eh cfarë kënaqësi,ndihesha dikur,
më flisje më tregoje,sdo ta haroj kurrë,
na dhe edukatë,të dimë të respektojmë,
njerëzit që kemi pranë ata që na rrethojnë.
Tashti bisedoj sjemi si më parë,
sklerozë e mallkuar mendjen ta ka marrë,
sdi cfarë dashurie,nga kraharori me del,
për babushin tim,sa dua të përkëdhel.

Sëmundja e mallkuar ,trupin ta ka zabtuar,

si gangrenë e keqe,gjithshka të ka mbuluar,

më mungojnë ato puthje ato perqafime,

dua ti mbaj mend,ditët plot gēzime.

“”””””””””””””””””””

Breshka
Kur isha e vogël,një breshkë kisha parë,
për vëllanë tim ,në shtëpi e patëm marrë,
nuk di si e shikonim ,ashtu me habi,
Julin ta gëzonim,sa shumë kënaqësi.
Dhe sot për cudi,breshka vjen vërdalle,
mu në baçën time,pastë këmbën e mbarë,
po fotografoja,më vinte çudi,
breshka dy ,tri kile,më paska ardhë në shtëpi.

Si ndonjë e vogël,si ndonjë e marrë,

bëj porsi e çmëndur,bëj si e pa parë,

hapin unë e hedh ,ajo smë harin dot,

në mendje do ta ruaj,breshkën që pashë sot.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.