Ajo fjalë që më mori pas.
Por dhe të të vras.
Epigrame:MONOLOGU I NJË GRUAJE
Gjej forcë që t’i jap zërit,
Sepse borxhe nuk kam sot.
Veç një propozim të njërit,
Që s’arrita t’ja kthej dot.
Tani u mbyll goja ime,
Si uji mbyllur në vaska.
Thonë se kam bërë ndryshime,
Që ditën kur doli maska.
Shefin për një hall e gjeta,
I’a thash që këtej.
Gjersa të më iki jeta,
Një përgjigje do ma kthejë.
Sa herë që vi afër stanit,
Me delet e filloj luftën.
Sa t’i dalë gjumi çobanit,
E kam ngrënë të gjithë tufën.
Sado i lartë që të jesh,
Me zbukurime të rënda.
Vetëm vlerë më s’do kesh,
Për aq kohë që s’ke gjë brënda.
Mirsevjen në këtë detyrë,
Thonë që je mjek zotrote.
Se unë kam dhe një të mirë,
Që mbush xhepat me raporte.
Para shefit,jo nga pesha,
Përkulej sa bëhej urë.
Iknin shefa,vinin shefa,
Mesi s’ju drejtua kurrë.
Sa e kishin drejtoreshë Faton,
Autoritaren,seriozen,zemërgjerën.
Njera vinte që ti afron pallton,
Tjetra vinte që t’i hapte derën.
Thoshte vesa ndrij mëngjeset,
Dhe nuk ndihem,gjë e urtë.
Sapo dielli solli rrezet,
Vesa nuk pa nga u fut.
Thonë se kjo është pemë e mbarë,
Se e njeh e gjithë bota.
Por unë kurrë s’e kam parë,
S’e kam parë kurrë të bëjë kokrra.
Vajti ora për të dalë,
I tha Vit i Ri dhe qeshi.
Nuk i ktheu asnjë fjalë,
Vetëm pa një herë nga shefi.
Erdhi Vit i Ri tek ne,
Erdhi vonë a erdhi herët.
Për nder s’e kam vënë re,
E mësova nga të tjerët.