“”””””””””””””””””””
S’KAM PSE DRUHEM…
Ti ikën para meje fillikat,
Dhe një buzëqeshje mua s’më hedh.
Sa e errët është sonte kjo natë,
Dhe me dorë hënën të mbledh.
Gjithnjë kam dashur njerëz të njoh,
Siç njoha ty moj vajzë atëherë.
Dhe s’kam pse druhem për këto,
Siç dua të njoh sot të tjerë.
Ti ike para meje si hienë,
Dhe s’më dhe të njohur kurrsesi.
Si ca re të vona,që s’dinë ku venë,
A si dru i djegur në vetmi.
Gjithnjë kam dashur njerëz të njoh,
Siç njoha ty,moj vajzë atëherë.
Por s’kam pse druhem për këto,
Siç dua të njoh sot të tjerë.