8.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Mars 2026

 Çfar  po bën shteti Shqiptar për çështjen Çame ?

Nga Stiljan DEDJA

 

 

 

                              Çfar  po bën shteti Shqiptar për çështjen Çame ?

 

 

Të gjithë ne këtu në Shqipëri dhe besoj të gjithë shqiptarët anë e mban botës shtrojnë pothuajse të njejtën pyetje prej shumë kohësh:- Çfarë po bëhet me Çamërinë , a do të lejohen çamët ndonjëherë të shkojnë  të jetojnë në trojet e veta në Çamëri ? Nuk mendoj, apo nuk duket që qeveria dhe shteti Shqiptar të ketë ndonjë plan apo ndonjë strategji, për zgjidhjen e çështjes apo të problemit çam. Të gjithë ne, sidomos shumë nacionalist të ndershëm çam këtu në Shqipëri dhe diasporë, flasin dhe shkruajn pa pushim për trojet e tyre të zaptuara, për dhënien e saj Greqisë nga fuqitë e kohës, për genocidin çam, për përzënien e tyre nga trojet e veta nga qeveria dhe kisha Greke. Vetëm kaq për zgjidhjen e problemit nuk besoj se mjafton,duke ngelur vetëm në kuadrin e zhvillimit me të drejtë të mbajtjes të disa ceremonive përkujtimore, kushtuar ditës së masakrës së madhe, të përzënies së popullsis çame nga tokat dhe trojet e tyre, apo duke mbajtur ndonjë tubim, përkujtuar  ndonjë datë të rëndësishme,   zhvilluar apo mbajtur konverenca historike, apo duke ngritur  ndonjë përmendore kushtuar genocidit çam, si kjo që shohim në figurë “Klithma” bërë nga skulptori i talentuar i qytetit Elbasanit z Vladimir Caridha. Edhe këto aktivitete që përmenda, janë të domosdoshme, sepse ato shërbejnë për të mbajtur gjallë dashurin për vendin e të parëve dhe për të freskuar historinë e dhimëshme të kësaj popullsie të shumë vuajtur. Por hapi cilësor për ta shpallur masakrën ndaj Çamërisë si “genocid çam”, nuk po arrihet.  Asnjë veprim apo përpjekje nga organizmat shtetërore Shqiptare për sensibilizimin e këtij problemi në Europë botë apo Amerikë nuk po duket në horizont.Të kërkosh Çamërinë, apo të njohësh të drejtat e çamëve në lidhje me pronat e tyre, apo për t’u lejuar atyre që të shkojnë dhe të jetojnë në tokat dhe shtëpit e tyre në Çamëri, nuk është nacionalizëm, siç pretendojnë grabitësit dhe vrasësit e popullsisë Çame, shovinistët greke.  Faktikisht shovinistët e kanë këtë pretendim, jo të bazuar apo ngritur në të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut , por e kanë si pretekst për të mos lejuar çamët që të kthehen në pronat e të parëve të tyre. Ne jemi në të drejtën tonë, të cilën jo që nuk po e fitojmë, por po goditemi sistematikisht  në këtë përpjekje nga shovinistët grekë, të cilët shprehen se “nuk e njohin fare këtë problem”. Rast i turpshëm diskriminues ndaj çamëve është se çamët nuk mund të shkojnë të lirë në shtetin Grek, për të vizituar pronat e tyre, apo për të nderuar kujtimin e gjyshërve, por pengohen turpërisht dhe ndalohen qysh në kufi nga një shtet anëtar i bashkimit Europian!! Sot egzistojnë edhe teori konspirative  të disa njerëzve historian apo gazetarë që:- Mos u mërzisni as mos u merni me problemin Çam, pasi Europa dhe Amerika, kanë një plan për Ballkanin dhe Shqipërinë , që do të shtrihet me teritore deri në fund të çamërisë në Prevezë dhe ajo do t’i merret Greqisë! Në fakt ne si shtet nuk është se jemi të fuqishëm për ta detyruar Greqinë që të njohë Çamërinë, por ne nuk duhet të presim ndonjë gjë nga teori të tilla, të cilat asnjë nuk i di se janë të vërteta, apo të zbatueshme në praktikë, pasi situatat ndërkombëtare ndryshojnë vazhdimisht. Por ne kemi vetë në dorë ta ngrejme dhe trajtojmë kudo në arenën ndërkombëtare “problemin çam” dhe të kërkojmë të shpallet vetëm si “genocid” ndaj kësaj popullsie, i cili patjetër duhet të korrigjohet,shqetësim i krijuar nga e kaluara.Kemi dëgjuar që për zgjidhjen e problemit çam është ngritur :- ushtria çlirimtare e çamërisë. Dihet që ky problem nuk mund të zgjidhet me anë të forcës, sidomos asaj shqiptare e cila dihet që është e pazonja për ta bërë këtë gjë, por edhe duke ditur që ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe nuk mund të ndërmarim veprime ushtarake me kokën tonë. Sot në periudhën të cilën ne jetojmë, është e papranueshme dhuna për arritjen e objektivave të caktuar. Duhet të jemi të qartë, që vetëm ndërgjegjsimi i Europës dhe Amerikës për genocidin që ka ndodhur, mund të na jap një fillim për zgjidhjen e këtij problem shumë të rëndësishëm të çështjes shqiptare dhe të humanizmit njerëzor. Qeveria shqiptare e ka në interes të saj, rifillimin e negociatave me greqinë, të cilat janë edhe në interes të shqipërisë, që mendoj se duhet të përshpejtohen. Në këto negociata nuk duhet të përfshihet vetëm marveshja me detin, e cila dështoi dhe u refuzua nga gjykata kushtetuese, apo marveshje të tjera. Në pikat e negociatave duhet të jetë vendosur në rend dhe më kryesori :- “problemi çam”. Mendoj se pikë së pari ne duhet të zgjidhim me Greqinë këtë shqetësim dhe pastaj të negociojmë për probleme të tjera dhe të vendosim kufijt detarë me shtetin fqinj. Vendosja e kufijve detarë me Athinën dhe pastaj zgjidhja e problemit çam është i gabuar sipas meje, pasi zgjidhja e problemit çam më vonë, do të kërkonte përsëri  ndryshim të kufijve me Greqinë . Arritja e një marrveshjeje për kufijtë detarë me Greqinë dhe lënia e zgjidhjes së problemit çam për më vonë, do të mbante përsëri ndezur konfliktet shekullore midis dy vendeve. Ajo do të bënte që kjo plagë e popullit të shumvuajtur çam të vazhdone edhe vite të tjera pa u zgjidhur. Greqia është një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe një vend anëtar i NATO-s dhe presupozohet që ka një demokraci dhe një liri të të drejtave të njeriut dhe zbaton rregullisht ato në bazë të kartës së të drejtave të njeriut.

Greqia duhet ta kuptojë që në këtë situatë dhe në këtë kohë, nuk mund të mbaj peng një popull dhe të drejtat e tij, apo të mbajë me dhunë territoret e tij. Ajo duhet të korrigjojë menjëherë gabimet e bëra mëparë ndaj popullsisë çame. Sot në Europë ne nuk mund të jetojmë të ndarë me njëri-tjetrin, duke pasur si fantazmë problemet e së kaluarës, sidomos kur ato janë të dhimëshme apo genocide vrasëse.Duket që Greqia në dukje duket që është në BE, por në të vërtetë mentaliteti i saj ka ngelur në shekujt e kaluar.

.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.