Cikel poetik nga poeti Isuf Bajraktari
POEMA E NISUR
Ne jemi të nisur
Neve kudo ke për të na gjetur
Ditën kurrë nuk flejmë
Arave të vjetra gjithmonë punojmë
Gjithmonë flasim për një arë
Parmenda dikur vetëm e gërvishte tokën
Jemi sot shumë krenarë
Dua t´i ruaj muzeve këto parmenda
Sot jemi para arave të vjetra të njohura
Shtëpitë i kanë dritare të mëdha
Jemi nisur nga e vjetra ne të rinjët në poemë
Shtëpive të vjetra ndezëshin dikur qirinjtë
Ne jemi të nisur
Doktor, ndërtimtar e gjeograf
Do lavrojmë me traktor
Shumë thell në tokë
Ju ndoshta ende mendoni
Se ne jemi duke fjetur ditën e natën
Na shihni të menduar nismën tonë
Sot dielli i mëngjesit herët futet në dhomë
I njeh këto shtëpi sikur të juajat n´kohë
Ne jemi nisur pranë arës së re
Çdo natë oda është përplotë
Zërat përlahen mes veti
Sikur shtërngatat n´dimër
Sot e trazojmë dheun e kësaj are
Ditën nuk flejmë kurrë
Askush nuk e le shokun vet në arë
Sot në arë shumë mendime u derdhen mbi dhe
Gjithmonë bota është e zgjuar nga gjumi
Kush më zgjon e kush më ndjek
Gishtin kurrë s`kemi kujt për t´ia drejtuar
Me mendjen me kokë
Jo kush drejton gishtin
Ne të nisurit shumë mirë e dimë
Tryezen e mbuluar shumë herë me libra
Harrojmë se duhet mbushur me pjata e bukë
Ne të nisurit e racës së vjetër
Sot kemi romane e vepra përpara
Kush të doni ejani nga jemi nisur
Ne jemi nisur
Nata na kalon pa gjumë
Trokitjet janë të pa ndalura në portë
Dheu i lavruar sot e nesër
Kush e di se sa kohëra i ka kaluar i fshehur
Po të papunuarat e tjera
Mjeshtrit kanë punuar yje për ne
Traktoristi lavron e tymi humb në horizont
Themi se kemi për ta punuar mirë
Sikur të gjithë të janë nisur
Gjurmëve të arave të reja
O të nisurit e parë
Unë jam i nisur
Se ka të nisur edhe të tjerë
N´KOHËT E SHEKULLIT
Koha e dekadës së katërt të shekullit
Rrugëve të mbyllura të largëta
Se dikur ishin të kalueshme
Unë eci sot pranë tyre
Duke mësuar shumë gjëra
Baladat e popullit tim
Fshehur nëpër shkrepa
Sot e kam gjetur një monedhë
Ku kishin jetuar dikur njerëzimi
Mbuloja e ndryshme prej dheu
Fleta të kalbura të historisë
Shkoj duke ecur më larg
Gurtë e murosur sikur kala
Lëmushka e duarve ishte e ruajtur
Era i vie baladë
Çdo gur e kishte nga një ngjarje
Prej atëherë e sot ngjarja ishte ruajtur
E kishin fshehur mureve të largëta
Historia e njohur pjesë-pjesë
Na e mbolli rrugën e gjatë
Rrugëve të mbyllura të largëta
Koha përherë i përcjell
E kaluara lidhet me historinë
Sikur e sotmja me ardhmërinë
ATDHEU
Linda n´atdhe që askund s´mund ta gjej Atdheun e diellit e t´lirisë Atdheun e të gjitha lojërave t´fëmijërisë Atdheun e tokës, t´bukës e t´ujit që sot më do Atdheu i lindjes së rilindjes e tingëllimës Atdheu i rritës që sot s´më do Atdhe i vetëvrasjeve tona që t´lamë atje Atdheu i bukes e aromës të çlirimit Atdhe të këndoj për ata që vetëm linden.
HIJA
Nganjëhere hija është frikë E jotja frikë dhe e imja edhe pse e njoh Frikë e të gjithëve se nuk e duan hijen Hija nganjëherë është frikë.
Nganjëherë hija ka lajmërimin e vdekjes Që të vdekurit do të marrin të vdekurit Se ata që vdesin të vdekur hija nuk i do Nganjëherë hija është mashtrim.
Hija nganjëherë është ziliqare për ty Se ajo nuk ka zë, nuk ka fryt, nuk ka emër Se ajo shkon e rri, e vjen e fle aty ku njerëzit flejnë Hija nganjëherë është vdekja jonë.
Hija nganjëherë ta rremben fjalën Dhe zemrën ta frikëson Kurse këmbët të dridhen Thua se vdiqe pa të pa askush.
Hija nganjëherë është vetëm hije Një improvizim i trupit tënd asgjë tjetër Hija nganjëherë të kujton obligimin Hija shumë dëm bën se ashtu ajo do.
KURRË ŚKAM PUNUAR ASGJË
Sot besojnë të gjithë se s´kam punuar
Punova shumë punë, mësova këndova
Sot besoj sa ka shumë këngë bota
Kur këndohet kënga e jonë.
Ne kemi qendruar sot rreth shtëpisë
Të mbyllur mureve të oborrit
Po emrat tonë i freskova me këngë
Kjo këngë e tokës sonë.
Po sot e dëgjova një këngë të re
Që këndohet me melosin e vjetër
Kam dëshirë ta këndoj një këngë
Atëherë kur jam në punë.
Ta këndoj ngadalë pa melodi
E dëgjoni
Kjo ka për t́ u kënduar nesër.
NJERIU I KOHËS
Kësaj kohe u linda dhe u rrita
Linda me kohën kur dielli lindke
E hëna ishte ndarë prej meje
Kur hapet lulja e mbushur me nektar.
U bëra banor i kësaj kohe
I lindur mëngjeseve i njohur për hënën
U lodha me kohërat përditë
Kërkund nuk harrova ta mbjelli një lindje të re.
Sot më kohën flas dhe bërtas
Më njohu dheu i kuq se kush jam
I ngjyer mora ngjyrën tënde
Kokën me kohë e vura në jastak.
U linda me diellin e prarova me hënën.
DUKE FLUTURUAR
Si sot shpezët e lidhura ikin
Se erërat i godasin në hapësirë si njerëzit
Më fluturojnë aq larg
Ku rrojnë kështu me mall.
I përngjajnë asaj vranësirës së shiut
Në krahët e tyre shohim botën
Përlahen me erërat sikur egërsirat
Kaherë duke fluturuar s´janë lodhur.
Po shpezët janë fisnike
Të humbura në horizont
Kur kthehen vien më zë
Akordojnë zërat e këngës së tyre.
VENDLINDJA IME
Po iku nga vendlindja pa malin
Malin dhe gjethet e thata
Unë jam vetëm me jetën
Mali ka gjethet e ngrohta.
Shpesh e vizitova atë mal
Flej buzë atij lisi ditën
Ai më mbulon me gjethe
E trupi i tij më rri përmbi.
Si jorgani i njeriu të madh
Kokëlartë e zë nuk bën
Gjumin nuk ma trazon
Ëndërra të mira pranë tij shoh.
Shpezët që se harrojnë
Kur ikun nga lisi sikur të hidhëruara
Që kur nuk jam në gjumë Se mendimet po më trazojnë.
Mendimet
Për vendlindjen time
Për malet
Për lirinë e gjakun.
Mendimet e mia
Kah më ikën
Ato pa më pyetur
Marrin rrugën.
Të gjetheve të malit
Ngado shkoj nxitueshëm
Si lisat e tu vendlindja ime
Askush ś mund t́ i këtë.