SHKËMBINJTË E PLAZHIT
Shkëmbinjtë e plazhit
po mermerisin një këngë
E duken kaq ëndërrues.
Shkundur prej rrënjësh nga valët
Janë të lodhur, të zymtë e të vetmuar.
Duket se po mendojnë
Por uji me fuqinë fluide
pa mëshirshëm gode.t
E ata po thermohen
Dhe zvogelohen çdo ditë.
Janë jashtë tani
Por në pak orë do jenë
nën fuqinë lëvizëse të ujit
Po lëngojnë, po lëpijnë plagët.
Janë plot me kripë
po s`janë në humor
E duken shumë serioz.
Ata kanë parë kaq shumë
por nuk shprehen
Kanë eksperiencën e yjeve
E toka nga shtrati i saj i zjerrtë
i nxori.
Ata janë dëshmitare
me karakterin e tyre stoik
E të brishtë
Fuqia e tyre e ngurtë
me e vjetër së uji.
Udhëtuan nëpër kohëra
në hapësira me mijëra kilometra
Kushërinjtë e tyre janë në Spanjë e Francë
Në Europën e në Afrikën perëndimore
Janë me të vjetër së ajri vetë.
Kur isha fëmijë
Unë flaka tej një guralec
Fort,shumë fort
E fluturoi,udhëtoi nëpër hapësirë e vende
Kaloi tërë planetet, kaloi tërë hënat
E ndaloi e ra në destinacionin e tij të lashtë
E mori një tjetër formë,atë të plazmës.
E tani më kujtohet,
E flaka atë guralec
Përpara se të isha lindur
Atëherë,dikur kur unë isha dikush tjetër.
Sot deti oshetin
Duket kaq i urtë e i qetë
E shkëmbinjtë i kanë kthyer kurrizin
Ata bërtasin pa zë e fjalë të lashta mençurie.
GJAZA
Lermë të hap këtë derë të vjetër
S’kam qenë këtu për shumë kohë
Ky vend nuk kishte dyer
Nuk kishte dritare ,nuk kishte mure.
Ishte i hapur sa gjerë e gjatë
Dritë dhe ajër,baltë
e gurë,bar e pemë
Njerëz kishte…
Zotat e lashtë vetë ishin këtu
bëmat e tyre qeëmoti
Ca kilometra në lindje
ngriten tempujt në Tomorr.
Pafajësia ishte atje
Bukuria ishte atje
Dashuria e pafund ishte atje
Frika dhe dhimbja ishin atje
Por,nuk kishte vuajte.
Zemrat ishin lyer me bojë të bardhë
Buzët rozë e të ngrohta, të puthura
Kultimi i tyre pesë mijë kilometra i gjatë
E vite të tëra i gjërë.
Ah,sa e humba shiun
Kaq shumë më mori etja.
Po errësohet
Dhe unë duhet të mbledh veten
Por dielli shkëlqen kaq bukur.
Dielli ndriti për të fundit herë
Dera u përplas e çara u mbyll
Kujtimet veniten.
Ngathtësohen në thellësine e kohërave
Ngadalë, ngadalë ngrinë
Vdesin.
E unë mora zgjyrat e natës
U errësova,ika
larg,shumë larg
me perëndimin.
UNË
Sot
Jo ndërgjegjësia ime
Qëndroi në Manhattan
Ndërgjegjia ime duke pirë birrë në Sikokus
Hija ime ishte mbi pishën në kopshtin Tim.
Trupi im është në dhomën e ndejtjes
duke parë televizion
Vetja ime e nderë kudo
AJO
Ajo hapi sytë
E qielli ishte në to
Me hënën e me diellin
Dhe dita,dhe nata me yjet.
Me shiun ,me retë,shkrepëtima
Mënjgjesi dhe mbrëmja
Dimri,vjeshta,vera dhe pranvera
Ishin në to.
Horizonti i thellë sa ndërgjegjia
Qerpikët e saj të gjateë
Pashë gjithë pamjen e sajë
Blu ,yjet e zjarrtë
Ku jeta vet shpërthen e gjallohet
Dhe nata blue u nde më ngadalë
E ajo ra në gjumë.
Vazhdova të shikoja fytyren e saj
Nga lumturia u zvogëlova,u njgjësha
U zvogëlova më shumë
E rashë në një gjumë
pa ëndrra .të shikoja.
Jamë djegur nga flaka blu
Por mënjgjesi më pret
Të më rinjgjallë
me dritën e tij të bardhë.
Duke vrapuar tek ty
U rëndova e u zmadhova
Ndryshova aq sa e njoha veten
Dhe pastaj ndalova .
Kanë kaluar vite që atëherë
Por kur provoj sa do pak
të largohem nga ti.
Koshienca me le
E vrapoj në humbetirë
Në çdo drejtim 360 gradë
Dhe çdo herë.
Një mur më godet në kokë
Gruaja ime me buzët e tua
Ti më ke puthur shpirtin.