17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Daut Maliqi

QË NGA VLORA LEGJENDARE

/poezi për flmijë/

Që nga Vlora në Prishtinë,
Me flamurin Kuqezi,
Edhe fëmijët me violinë,
Komponojnë për Arbëri.

Njëqind e nëntë vjet pavarësi
Lum për mua dhe për ty.
Vallëzojnë vashat punë e madhe
Liri ka në zemrat tona,
Dhe drenushet nëpër livadhe
Me brohoritje e jehona.

Njëqind e nëtë vjet në liri
Rroftë flamuri kuqezi!

Rruga e kombit krenari
Dardanin po e madhëron,
E tërë kredhur kuqezi
Trojet tona po i bashkon.

Cimilim e tri -li – li
Këndon çuni me çifteli.

Marigona legjendare
Vajzë me fat e historisë,
I qëndron heroinë krenare
Gjithë viseve të Shqipërisë.

Zemra e këngës na e bën më sy
Më thërret mua e të thërret ty.

Në zemrat tona më dinitet e dashuri,
Bartim flamurin Kuq e Zi,
Në kullat e krenarisë,
Nën betimin e flamurit ndër shekuj,
Janë marrë vebdime për çlirim dhe Pavaresi
Të mëmës Shqipëri.

Ismail Qemajli që nga Vlora
Përshendet botën mbarë,
E mban flamurin s’i dridhet dora,
Ju thërret Shqipëria ju fton Vlora.

Edhe lahuta me këngë të burrërisë
Këndon për të gjithë trimat e lirisë!

Daut Maliqi, autor
28. 11. 2021
Kamenicë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.