20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Dava Gjoka (Lleshaj)

MENDOHU KUR T’FLASËSH !

Mendohu kur flet ti o njeri !
Gjuha s’ka kocka, por kocka thyen !
Kur pa menduar lëshon fjalën ti !
Me fjalën tënde të tjerët i fyen !
Foto e realizuar në qendër të Athinës .

Dava Gjoka Lleshaj ,Tiranë 15 Dhjetor 2019

Imazhi mund të përmbajë: Dava Gjoka, duke qëndruar dhe jashtë

DHJETOR ISHTE ATËHERË !
Dedikuar babait tim ,i cili na la jetimë 4 fëmijë. Unë isha më e madhja 15 vjeçe, motra 12 vjeçe, vëllai 9 vjeç e vëllai i vogël që nuk jeton më , ishte 4 vjeç !
Eh sa vite e “babë ” nuk thërras
Por emrin tënd e mbaj në mendje
Një jetë pa ty po e le pas
Me plagën hapur brenda kësaj zemre !
Nga sot e atëherë, vite janë shumë
Imazhi yt më ndjek në kujtime
Pesëmbëdhjetë vjeçe isha unë
Kur u “pagëzova ” me emrin jetime !
Kujtimet për ty më vijnë ndërmend
Aq sa mundet të kujtojë një fëmijë
Çdo fjalë e jotja tek unë zuri vend
Sa herë hidhja hapin ,të kujtoja ty !
Gjithmonë të kam kërkuar i shtrenjti im
Për ndonjë këshillë a porosi
Si zogj të vegjel mbetëm jetimë
Kur mblidheshim rreth votrës ,t’kërkonim ty !
Uleshim rreth sofrës të gjithë bashkë
Nana e pamundur të na ushqente
Sa herë na zinte gjumi pa ngrënë darkë
Brenda në shpirt dhimbjen e ndjente !
Dhjetor ishte atëherë
E data shënonte katërmbëdhjetë
Si katër stinët kur s’kanë Pranverë
Katër jetimë pa babën ,kemi mbetë !
Pa ty babë u bënë shumë vite
E brenda shpirtit ndjej dhimbje shumë
Plaga që m’le ditën kur ike
Prap’ pa shëruar ka mbetur tek unë !

Dava Gjoka Lleshaj, Tiranë 14 Dhjetor 2020

Imazhi mund të përmbajë: Dava Gjoka, ulur, Këpucë dhe E brendshme
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.