Fëmijët janë portreti më i bukur,
janë gonxhe në lulëzim.
Imazh i ndjenjës që rri e strukur,
adrenalina e çdo zemre në shpërthim!
Janë pritja e gjatë, janë fjala e durimit,
janë hapësira e horizontit pambarim.
Janë shpresa, janë shenja e besimit,
janë magjia e shpirtit lindje-perëndim!
Fëmijët, janë bota e mendimit,
janë drita që lidh qiellin me tokën.
Përherë engjëj të pafajshëm të trishtimit,
loti i tyre, çdo ditë e përmbyt botën!
Shkeputur nga velli: “DASMA E GJINKALLËS” me (Poezi-Fabul-këngë) per Femije!
“”””””””””””””””
Ai kërkon vetën, që s’e ka,
s’e di, ku e ka harruar.
Për ta patur bën gjithçka…
por vonë është kujtuar!
Ai kërkon veten përditë,
ende nuk e ka gjetur.
Pa veten vdes në shpirt…
ndaj e kërkon pa reshtur!
Ai kërkon veten e humbur,
të gjithë i pyet: Kush jam?
O Zot! Si është e mundur?!
Që veten ma se kam!
Ai kërkon veten e tij,
dhe tha: Po gjeta do e brej.
Me dhëmbë do ta shkyj…
por kurrë s’do ta urrej!