7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

David Boseta

Vjeshtë,Mund të jetë art në lidhje me: ambiente të jashtme

shtegtùen edhe zogjt e fúndit

tuj e lánë përgjysë kângën e jetës.

Pýjesh râ heshtja e arinjve që dúen gjumë,

e, hijénave që dúen tèrr.

Qytetet láhen me lot shiut.
Qiellin e shkyejn veç avjónat n’flutrim
që shkójnë e vijnë me udhtárë anonim,
me valixhet plot,
e zèmrat bosh.
Vjeshtë,
përmbi oxhak t’nji shpijet t’braktisun
lejléku i vetmúem ka bâ folenë,
a thúe se edhe áj e din
se n’at oxhàk s’ka me dál mâ tym.
Se, për me ndéz zjèrmin duhen njèrz
e ajo shpi nuk ka mâ askend,
veç do korniza n’mur t’vàruna shtrèmtë,
si shpresat e atyne që dijnë veç me ikë.
Ndoshta, si poet i dúe vjeshtat
por si shqiptar i urrej,
se vjeshtat e ikjes
bien veç dimen,
e dimnat e Shqipnisë jânë
t’acârtë.
Se n’shpijat e zbràzuna
kujtimet kanë ngri,
e zjèrmi n’oxhàk
prej vitesh
asht fikë.
Deri sa t’vijnë nji ditë
kur dikush t’kthehet prèp n’at oxhàk,
e ta ndezin zjèrmin bubulàk.

David Boseta

“””””””””””””””

Haiku
Gëzuar ardhjen e vjeshtës
me një dopio antifreeze.
O njerëz me shpirt të akullt.
David Boseta
“””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
 
Bùzmbrámjet mbyten
tue dâshtë me ambelsùe shpirtin
n’bùzë t’filxhanit,
kumbônt e shën Françeskut bien festúeshëm.
E un,
shof si shkrihet kadálë ky perëndim
si kuqlójnë rrézet e fundit,
pa kènë i zoti me i ofrue shpëtim.
Çóhem,
e vazhdoj rrugtimin,
dorzóhem,
i zhgënjyem si kurrë ma párë.
Me shpëtúe prej mbytjes perëndimin
nuk mjaftòka me kènë poet as shkrimtar.

David Boseta

“””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person

A e mban mend?
Kush te zgjonte me puthje cdo mengjes?
A e kujton?
Sa herë kolla e plakut që ke në shtrat të zgjon.
A e mban mend?
Kur shoqeve ju mburreshe me pasurinë e burrit tënd?
Ato qeshnin, me zgjedhjen tënde të pavend.
A e mban mend?
Kur u shkëpute nga bota,
e vrapove drejt një jete qe nuk ishte e jotja.
A e mban mend?
Djalin që të zgjonte me puthje,
e mbi komodinë shpesh herë gjeje lule.
(ndërsa sot,
mbi komodinë gjen protezat e plakut,
në kavanoz)
A e mban mend?
Kur jetoje…

David Boseta

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.