11.5 C
Tiranë
E premte, 18 Prill 2025

David Boseta

ËNDËRR

Në një moment e gjeta veten në mes të rrugës,
me dorën e shtrirë kërkoja lëmoshë.
I ulur mbi një karton ku shkruhej “ZBRITJE”
Çfarë ishte në zbritje?
Fati im?
Apo, jeta ime në rrokullisje?
Mos vallë në atë copë karton shkruhej
aq varfërisht e ardhmja ime?
Me dorën e shtrirë shikoja turmën indiferente,
tek-tuk kalonte ndonjë prej miqve të mi,
sigurisht që askush nuk më dha ndonjë monedhë,
më dhanë veç buzëqeshje, me ironi.
Dora e shtrirë u bë grusht
dhe dora tjetër ju bashkua, u bënë dy
me zërin e çjerrë i klitha botës së shurdhër:
– Hej njerëz, më ndihmoni,
edhe unë jam njeri.
Askush nuk më dëgjonte
disa madje, nxituan hapin në ikje.
– Mos u trembni o të mjerë, u thashë,
varfëria nuk është sëmundje ngjitëse.
Papritur, dikush mu afrua pranë,
instiktivisht i shtriva dorën për lëmoshë,
buzët nuk flisnin, veç gishtat lutje thanë,
djersët ballin më mbuluan ftoftë.
Sa e vështirë qenka
të pretendosh
të jetosh,
pa qenë njeri.
Por, njeriu përballë meje dorën ma puthi,
pastaj ballin ma fshiu me dashuri.
O Zot, në një moment hapa sytë,
kuptova,
që pasurinë më të madhe
e kisha rrokur në përqafim.
David Boseta

(Kjo poezi është shkruar në prag krishtlindje 2012

E botuar fillimisht nga revista prestigjoze Azahar në Spanjë e më pas përkthyer në 13 gjuhë të botës)

“”””””””””””””””””””

Fragment historik.

Pa e ditur as vetë përse, shkrimtari legjendar Erih Maria Remark u bë armiku më i madh i Hitlerit kur shkroi librin e tij “Të gjithë të qetë në frontin perëndimor” i cili u bë film dhe fitoi çmimin Oscar.

Hitleri dha urdhër të digjeshin në shesh të gjithë librat e Remarkut e të ndalohej çdo publikim i tij në Gjermani, Zvicer, Austri etj.

Por, siç ndodh gjithmonë, gjërat e ndaluara ngjallin më tepër interes e vlejnë më shumë. Kështu pra Remarku u bë një ndër shkrimtarët më të dashur e më të kërkuar nga lexuesit, me miliona kopje të shitura, pikërisht në vendet gjermanishtfolëse, në mbarë evropën e përtej.

Edhe pse me urdhër të Fyhrerit ai kërkohej kudo gjallë a vdekur, Remark arrin kulmin kur i dërgon Hitlerit një letër kur ndër të tjera shkruan:

– I nderuar diktator!

Ju falenderoj pafundësisht që më urreni kaq shumë! Se falë urrejtjes tuaj patetike unë bëhem çdo ditë më i famshëm e më i pasur gjithashtu. Ju jam mirënjohës sepse jua dedikoj pikërisht ju meritën e suksesit tim.

Me dashuri E.M.Remark

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.