DËSHTIM I SIGURISË NË BOTË.
Të gjithë shohim ç’po ndodh dhe të gjithë flasin e bëjnë politikë, po gjykoj se pak janë ata, të cilët realisht analizojnë problemin, se përse Bota arriti në këtë ditë.
Gjykoj, se me këtë rast rendi i sigurisë në Botë e sidomos në Europë ka pësuar goditjen më të rëndë, që nga 1945, pra fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Mendoj se sulmi Rus kundër Ukrainës fqinje është vetëm një nga pasojat e dështimet e mëdha të ekuilibrave ndërkombëtarë të vendosura, në përfundim të asaj lufte.
Domosdo i akuzuari kryesor është defakto agresori rus, por nëse analiza përfundon vetëm me akuzimin dhe drejtimin e gishtit aty, atëhere analiza është gjysmake dhe adresimi i problemit dhe rrugëzgjidhja e dalja nga ky qorrsokak botëror është pa zgjidhje e pa rrugëdalje.
A do jetë i aftë dhe i motivuar lidershipi botëror të arsyetoj me qetësi e urti duke parë e analizuar, jo vetëm pasojat, po në radhë të parë shkaqet, të cilat sollën këto pasoja dhe të arrijë në përfundimin, se duhen bërë ndryshime në qellimet, synimet e sjelljen e fuqive të mëdha në politikën e tyre ndërshtetërore e globale ???.
A ka forcë e fuqi OKB-ja të ngrihet mbi intersat e fuqive të mëdha dhe të vëjë në plan të parë interesat e popujve, qetësin e sigurine e tyre ???
Vështirë se mund të ndodhë ajo, që popujt liridashës e paqëdashës dëshirojnë e meritojnë, kjo pasi këtë dynja e kanë marrë peng grykësit e pangopshëm e të pangishëm dhe megallomanët, me pretendime për sundim global në ekonomi e politikë .
Pak shpresë ka, që të ndodhë mrekullia, megjithatë thonë, që shpresa vdes e fundit………….