8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Dergoi per botim Sakip Cami

 Jo bullizmit

 

Tregim

 

Nga Xhoi Kodra

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm 

Nuk e kisha vizituar kurrë Nju  Jorkun deri ditën që u shpërngulëm aty. Në vitin 2016 ndieva sikur bota ime u përmbys. Prinderit e mi u divorcuan dhe babai u largua nga shtëpia për t’u kuruar në një qendër rehabilitimi si një pacient i alkolizuar.

Në mes të ketij lajmi, banka na nxorri jashtë duke na marrë kështu shtëpinë sepse nuk ishte paguar kredia për shumë kohë.

Pasi humbëm shtëpinë ku unë kisha mësuar të hidhja hapat e para, u shpërngulëm në Nju Jork, në një shtëpi asistence, të cilën shteti ua ofronte njerzve pa të ardhura.

Shtëpia ishte e vogël me një dhome dhe një tualet, ku uji ishte gjithmonë  i ftohtë. Pallati ishte pa ashensor dhe na duhej të ngjisnim katër kate në këmbë.

Në atë lagje të varfër pashë njerëz  nga vende të  ndryshme, që  ecnin të çoroditur  me qese ushqimi falas nëpër duar, pa buzëqeshje në fytyrë, të pamotivuar, fëmijë të uritur, pa ëndrra, pa shpresë. Atë verë e kaluam aty.

Në shtator ndërruam shtëpi dhe filluam menjëherë  shkollën. Lagjja ku u shpërngulëm dukej e qetë. Gjërat dukej sikur po ndryshonin për mirë. Unë,  Laura,  jetoj me mamanë, e cila është mësuese pianoje dhe me vëllain tim Brendon,  gjashtë  vjet më të vogël se unë.

Vëllai im është ndryshe nga unë.  Ai është i dashur, pëlqen të ketë shumë  njerëz  afër vehtes, zë  shoqëri shpejt, ndërsa unë jam më e qetë dhe më e vetëperqendruar.

Shumicën e kohës së lirë preferoj ta kaloj më mirë vetëm. Unë nuk e mendoja  veten time si “ndryshe” nga të tjerët  deri ditën e parë të orës së biologjisë.

 

 

Në klasë pothuajse njiheshin të gjithë me njëri tjetrin. Trokas dhe hyj brenda duke parë rrëmujën që ishte krijuar nga ora e pushimit. Të gjithë ishin duke biseduar dhe luajtur në grupe. Nxitova mes rreshtave të ngushta që krijoheshin nga bankat e rrumbullakta dhe u ula diku afër dritares.

 

  • Ajo ka veshur sërish xhinset që kish veshur para dy ditësh, u përshpëriti  Melody  shoqeve të veta, të cilat ishin ulur aty pranë meje.

Në  çdo shkollë  është  zakonisht një grup vajzash “alpha” në dukje më të afrueshme. Në pamjen e jashtme Melody të jep përshtypjen e një vajze të rritur mbi 17vjec. Ajo vendos gjithmonë  make up, flet me një  zë të pastër dhe shpejt,  shkon në  çdo festë që organizohej  edhe jashtë shkollës.  Ishim kaq ndryshe me njëra  tjetrën, saqë unë  dukem si një ajsberg,  ndërsa ajo sikur jeton brenda një  vulkani. Pas mësimit,  nga mendja nuk më hiqeshin fjalët e saja. Mbase  me të vërtetë duhej t’i kushtoja rëndësi pamjes sime të jashtme.

 

– Si shkoi shkolla sot? pyeti mamaja duke me zgjatur një copë kek të ngrohtë  me vanilje, të sapopërgatitur.

– Mirë,  i  them duke hequr nga shpina cantën që rëndonte  plumb,  mbi shpatullat e mia. U ulëm në tryezë  dhe po e shoqëroja ndërsa ajo po përgatiste drekën.

 

3.

 

Nuk isha e sigurtë  nëse duhet t’ia tregoja mamasë ato që  dëgjova për vehten time  sot apo jo. Fundja  pse duhet t’ju jap rëndësi fjalëve që  thonë  ato për mua,  mendova me vete. Unë nuk jam e dëshpëruar për shoqërinë e tyre.

Kam shoqe Emily  Elberin,  e cila më shoqëroi ditën e parë të shkollës, që të mos rrija vetëm në pushimin e drekës dhe Cassidy e  Gemma, të cilat në fakt janë   shoqet e Emily, por ne ulemi bashkë  të treja  gjatë pushimit,  kështuqë,  mund t’i numëroj edhe ato.

Komentet e tyre nuk  mbaruan atë ditë. Ajo ditë  ishte vetëm piknisja e një copëze tjetër të  hidhur nga ai vit. Unë u bëra objektivi i tyre tallës atë vit shkollor. Nuk kishte ditë që  Melody, të mos më vinte në qendër të vemendjes  dhe të më poshtronte me  mënyra të ndryshme.  Ajo u shëndrrua në  bully tim personal dhe nuk e kuptoja arësyen. Mundohesha t’i kushtoja rëndësi pamjes së jashtme, ta  shmangia kur e shikoja por përsëri më  stigmatizonte . Një të martë pasi mbaruam mësimin,  unë po kthesha për në shtëpi. Rrugën  zakonisht pas shkolle e bëja vetëm. Melody  dhe Ema afrohen afër meje nga mbrapa  dhe më prekin lehtë  në shpatull.

  • Hej, çfare more në  testin e historisë sot?
  • Mora 9 – ia kthej me nervozizëm -pse?

Ajo më shtyu fort pas një makine që ishte e parkuar  dhe  bërtiti:

  • Unë mora 6 dhe kjo ndodhi sepse ti nuk më le të kopjoja në fletën tënde . Nëse e përsërit herë tjetër këtë  gjë,  të betohem se …
  • Por nuk e bëra me qëllim – e ndërpres nga frika se mos më godiste. Kisha frikë mësuesin që na qëndronte mbi kokë.
  • Doje të dilje vetëm ti, mirë në provim apo jo? Epo nuk shkelqeve e para. Askush nuk do të rrije me ty Laura. Je e shëmtuar dhe vishesh keq. Je një deshtake!

Shoqet e saj nisën të qeshnin. Melody nisi te qeshte,     gjithashtu  dhe duke më kthyer kurrizin, mori drejtimin për tu larguar nga trotuari përballë.

Sytë m’u mbushën me lot dhe zemra më  rrihte fort. Ecja e ngrirë dhe ndaloja kohë pas kohe të merrja veten. Hyra në shtëpi ende duke marrë frymë me vështirësi.

  • Laura kam uri, më pergatit diçka për të ngrënë – më thotë im vëlla,  Brendon,  me një zë lutës  sapo e  pa të hynte në derë.

Mezi prisja të ikja në dhomën time dhe të qaja, të shfryhesha. Pa i folur fare i përgatis një sanduiç të shpejtë.

  • Fitova olimpiaden e matematikes sot, tha Brendon dhe  zgjati  një çertifikate  fituese, të shoqëruar  me një çmim prej 1000 eurosh.

Të gjithë më duartrokitën kur u përmend emri im si fitues, vazhdonte të tregonte Brendon. Kërkoja me sy në  public  për mamanë,  por nuk e pashë  gjëkundi.  Me siguri ka harruar përsëri…U ndjeva kaq i papërkrahur. Doja shumë ta bëja krenare.

  • Brendon, mami dhe unë jemi shumë  krenare për ty. Ti mëson shumë dhe punon fort për t’i arritur gjërat që do. E di… ndonjëherë do doja të isha si ti. Ke kaq shumë cilësi të mira dhe bisedat me ty janë plot me ide dhe histori humori.

X X X

 

Dera u hap dhe mami hyri brenda. Nuk isha e sigurteë  nëse duhet t’i thoja çpo ndodhte me mua. Nga njëra anë s’doja ta mërzisja më tepër pas gjithë periudhës sfilitëse që po kalonte, por nga ana tjetër kisha nevojë për të. Njëqind mendime më vërshonin në kokë si zogj. Mami pa dashur ta fajësoj nuk është pranë nesh  pothuajse tërë kohës. Pas shkollës ajo ka klasa private pianoje me nxënës dhe vetëm mbrëmjeve darkojmë sëbashku. Por në fund të ditës prindërit nuk ka pse të jenë perfekt , thjesht duhet të të duan shumë ty.

U ngjita në dhomën time duke lënë  Brendon  vetëm me të për t’i treguar suksesin  e tij dhe shpërtheva në lot. Ndjehesha  fajtore përse nuk dija të ndërtoja  marrëdhënie të mira njerëzore. Kjo ishte arsyeja që askush nuk donte të shoqërohej me mua. Nuk dija të bëja miq. Nuk dija si t’i bëja për vete.

 

***

Pas një jave një nga vajzat në klasen time, Helen  Kelly  organizonte ditëlindjen e saj të 18-të.

-Emily,  për çfarë bëhet  fjalë?, e  pyes teksa shikoja fleta të shpërndara te të tjerët   e vajzat diskutonin se çfarë do të vishnin.

– Helen ka ditëlindjen. Nuk ke marrë  ftesë ti?  Thuhet se do të organizohet  festë  e madhe. I jati i saj ka një nga restorantet më të  mira në Nju York.

-Hmm, ende jo- i përgjigjem shpejt, ndonëse e dija se ajo ftesë nuk do të vinte kurrë në doren time.

 

 

X X X

 

Helena  dhe unë  as nuk jemi përshëndetur ndonjëherë, pse duhet të më ftojë në ditëlindjen  e saj?!

Askush nuk më ftoi në atë festë.  Ka ditë që i ngul sytë tek duart e mia dhe dua t’i bëj copash ata që më bëjnë  të ndjehem e përjashtuar,  e pavlerë.

Ndjeja një përzierje emocionesh keqardhje dhe trishtimi për veten time. Pothuajse të gjithëve iu ndodh të ndjehen  të  pasigurtë me veten në  momente të caktuara të  jetës, por mua po më gërryente përbrenda. Kur nuk besoja dhe vlersoja veten time tani,  si mund t’i realizoja  ëndrrat e mia më vonë?

Isha shumë  e zënë  duke menduar se çfarë mendonin të tjerët për mua. Nuk kisha më uri. Dalëngadalë fillova të humbisja peshë.

Po ti a je ndjerë  ndonjëherë  kështu?

Sa njerëz  si ju janë ndjerë njësoj?

Mëngjezeve nuk dëshiroja të zgjohesha për në shkollë. Në  klasë isha e padukshme për të gjithë. Të vetmet raste kur më përmendnin  ishte kur më v inin në lojë ose talleshin për pamjen time. Ndjesi e çuditshme! Të ndihesh vetëm  edhe në  mesin e një turme.

 

***

Ndonjëherë  ndryshimi është i mirë  dhe unë jam e lumtur që vendosa ta bëja.

Dhjetori në  Nju  York është  i acartë dhe plot mjegull,  por nuk ka qytet në  botë  që  i feston Krishtlindjet më bukur. Në lagjen time dritaret  e shtëpive nga brenda  shkëlqejnë  nga  qirinjtë  e dekoruar, ndërsa  jashtë  janë  mbuluar  nga një  dëborë e lehtë.

 

 

4

 

Në asnjë oborr nuk mungon bredhi tradicional i zbukuruar plot me drita.  Dekorimi i tij është pjesa ime e preferuar e festave. Mami përgatiste “ginger bread”  dhe plot ëmbëlsira.

Ishte e dielë,  mëngjes. U zgjova nga aroma e verës së ngrohtë  me portokall dhe kanellë që mamaja kishte përgatitur. Aroma e saj më kujtonte babain dhe atmosferën e festave të kaluara. Gjatë mbrëmjeve uleshim pasi darkonim dhe mami luante muzikë  në piano,  ndërsa unë dhe babi vallëzonim.

Zbres poshtë pa i hequr pizhamat  dhe ulem në tryezën e mbushur me petulla dhe kroasante të ngrohtë. Brendon po ndizte oxhakun, ndërsa mami hodhi kakaon në filxhan dhe u ul pranë  meje.

  • Më kish munguar kjo kohë me ju afër- thotë ajo duke vendosur flokët pas veshit. Kam menduar që sot të ikim në qendër për të ngrënë diçka.
  • Po mirë, i them unë pa shumë entuziazëm.

Në televizor nisi shfaqja “Super  Soul  Sunday” (Tingujt e së shtunës)

  • Ngrije zërin Brendon,  të lutem. Jam kurioze të di se kush është i ftuari i rradhës – thotë mami duke shijuar filxhanin me kakao. Oprah Uinfrey është kaq motivuese. Ajo përjetoi  kriticizmin për peshën e saj, racizimin dhe kur ishte e vogël ishte viktimë e një abuzimi  seksual nga  të  afërmit e saj, por ajo, gjithsesi ja doli mbanë  të fitonte kolegjin dhe të punonte  fort derisa ia arriti të bëhet një superstar ndërkombëtar. Laura, ti e ndjek këtë shfaqje?

 

U mbusha me frymë thellë  dhe nuk e di as vetë si mora guximin të flisja më në fund.

  • Mami ka shume kohë që dua të flas me ty … E di, që ky nuk është momenti i duhur, por druaj se ai, as nuk do të vijë  ndonjëherë. Të ka ndodhur ndonjëherë  të  ndjehesh e frikësuar?  Të mos pëlqesh asgjë  tek  vetja jote dhe të ndjehesh  vetëm në  këte botë me 7 bilion njerëz?

 

Mami kishte hapur sytë e habitur duke më  parë  në  sy. Brendon la disa zbukurime në cep të kolltukut dhe erdhi  e u ul pranë meje.

 

  • Ndoshta më gjykoni të dobët por unë bullizohem nga disa vajza në klasë dhe për këtë  shkak e gjithë shoqëria m  ka përjashtuar nga çdo gjë. Ndjehem  tmerrësisht keq dhe nuk di si të dal nga kjo gjendje.
  • Nisa ti tregoja situatat e ndryshme që më kishin ndodhur gjatë vitit. Mamit iu mbushen sytë me lot dhe fytyra i mori një pamje shokuese.
  • Nuk mund ta besoj… Nuk mund t’ia fal vetes time…si mund të mos kem kuptuar asgjë…

Lotët i rrodhën faqeve. Më dha një përqafim të fortë.

  • Laura ime – më tha me një zë, që ndjehej ngashërim,  ti nuk je e dobët. Ti ke një shpirt të jashtëzakonshëm, je kreative, je frymëzuese. Ti e Brendon jeni motivi im i çdo dite.

Kur një njeri nuk ka vëmendjen dhe kujdesin që kërkon të ketë në jetën e tij, ai mundohet të bëjë veten të ndjehet më superior se të tjerët duke shfaqur agresivitet dhe ofendime për të ulur të tjerët.

Kjo formë  vëmendjeje kthehet në kënaqësi pa e kuptuar se është duke lënduar personin tjetër. Jam krenare, vazhdonte të fliste mamaja,  që nuk ua ke kthyer me të njëjtën monedhë. Asgjë nga mendimet e tyre nuk të definon ty si njeri dhe mos e harro kurrë që vetëm ti je kapitenia  e shpirtit tënd.

U ndjeva  e çliruar pas kësaj bisede.

Mami bëri disa telefonata me mësuesit dhe prindërit e vajzave. Jam e bindur që  gjërat do të ndryshonin në janar.

Pasdite shkuam në qendër  të qytetit. Atmosfera e festave ndjehej kudo. Ndaluam në  “Rockfeller Plaza”,  e thënë  ndryshe,  kryeqyteti  i  krishtlindjeve në  Nju York. Bredhi madhështor i stolisur plot drita të bardha dhe fjongo të kuqe  ishte i vendosur në mes të pistës së akullit dhe përreth fëmijët me patina skije duket sikur kërcenin me muzikën “Jingle Bell” në sfond.

Krishtlindjet  janë  magji!

Mami ndaloi për të blerë  panetone. Unë dhe Brendon u ulëm në një stol duke pirë çokollatë të ngrohtë.

Atë mbrëmje u kthyem  vonë  në shtepi. Hapëm dhuratat që kishim vendosur poshtë pemës dhe ndër to pamë një dhuratë nga babai ku në pusullë shkruhej: “ Do takohemi së shpejti. Ju dua shumë!”

 

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.