Shkruar nga..

Anna Hida Itali, Murat Ajvazi Zvicër
Stradiotët
Shumë herë kemi dëgjuar të flitet për “Stradiotët”. Sipasi enciklopeddisë Treciani
Stradiotët ishin “Kalorësia e lehtë që Republika e Venecias organizoi në gjysmën e dytë të shek. XV në Morea, Shqipëri dhe Dalmaci për të kundërshtuar sulmet e kalorësisë së ngjashme turke akingji”. Ata ishin të armatosur me shtizë, topuz dhe kamë në krah, të mbledhur në kompani (shoqëri) prej 100-300 burra nën urdhrat e një kapiteni (kapitaneus). Paga e tyre ishte rreth dy ose tre dukate në muaj për kalorës. Ishin jashtëzakonisht të lëvizshëm, ata operonin në befasi, me veprime të shpejta, të dhunshme dhe vendimtare. Ishin veçanërisht të trajnuar në shtysë, dështim, shkatërrim dhe prerje. Fillimisht ata vepruan të izoluar në mënyrë mbrojtëse- kundër-sulmuese, duke u vendosur vazhdimisht në fshatrat e qytete të ekspozuara ndaj inkursioneve; më vonë, veprimet e tyre u koordinuan me ato të armëve dhe formacioneve të tjera. Në Itali ato u përdorën për herë të parë në brigjet e Pulias dhe në Luginën e lumit Po, gjatë luftës së Ferrarasë në 1482. Më pas u përdorën shumë në luftën e Pizës të vitit 1496. Në vitet 1500 dhe 1600, zhvillimi i këmbësorisë, artileria dhe fortifikimi i fushës i bëri ato të zhdukeshin gradualisht. Sidoqoftë, ata, me ginetët spanjollë dhe akingji turq, përbëjnë shembullin e parë në Evropë të
kalorësisë së lehtë, mbi të cilën u modeluan karakteristikat e mëvonshme dhe formacionet taktike të ushtrisë”.
Nga vetë përshkrimi i inciklopedisë italiane, Stradiotët lindën në Morea dhe përcaktohen qartë se ishin shqiptarë, u krijuan si formacione komite dhe viti formimit të tyre daton në 1482 , katërmbëdhjet vjet pas vdekjes së Skëndërbeut, është i pranueshëm nga të gjithë që këta formacione ushtarake përbëheshin nga shumica shqiptare, por edhe ndonjë grek o sllav thuhet në shkrimet italiane.
Thuhet me të madhe se ishin shumica shqiptare formacioni i kësaj ushtrie ,por çuditërisht arrihet gjer aty sa të fusin në këto shkrime prepotencën kudo ndodhur
greke duke thënë që këta formacione komandoheshin nga grekët dhe se këta (grekët)
nuk ishin ushtarë të thjeshtë … Nuk mund të flasim për komandantë Grekë kur shumica e këtyre formacioneve ishin shqiptarë, dhe tjetra është se në atë kohë kur u formuan këto formacione nuk flitej për Greqi sepse e dimë që Greqia u formua mbas viteve 1700. Italianët nëpërmjet etimiologjisë në nder të këtyre luftëtarëve kërkojnë t’i japin kuptim këtij emri Stadiotët- Strada- Rrugë… por dhe kjo
nuk ka kuptim . Nga ato anë që vijnë Stradiotët ne kemi krahina të tera që quhen edhe sot, Suliotët, Sarandiotët pse jo dhe Stradiotët…
Një ndër komandantët më legjendarë ishte dhe Merkur Bua, sipas shkrimeve venete ishte një Komandant i Kavalerisë së lehtë me origjinë fisnike shqiptare ,edhe pse në rini tregojnë për të se kishte qenë një” gjahtar i zoti i kokave” sepse ajo ishte e vetmja mënyrë e tyre për të luftuar dhe kjo lloj taktike e të luftuarit ishte marrë nga osmanet. Merkur Bua u vendos në Trevizo, kishte sjellë me vete një korte , prej nga të ciltë rrjedhin sot të gjithë Stradiotët aktualë .Po kush ishte Merkur Bua ? Italianët në tregimet e tyre e përshkruajnë në këtë mënyrë, që ai kishte lindur në Nauplion Peleponez ,dhe ishte membër i Fisit Bua të Arianitëve , Xhaxhai i tij Costandin Arianiti ishte një Fisnik i vjetër i Perandorisë Romake ,Konte i Monte Ferratos me anë të martesës dhe ishte
Konte edhe i Aquinos e Roccasecca ( gjatë perandorisë Romake) . Mercur Bua ishte nga komandantët më të lavdishëm të asaj kohe të Stradiotëve dhe për këtë u varros në Kishën e Santa Maria Maggiore në Trevizo. Sipas shkrimeve ne 1637 varrit të tijë i është shtuar: “Marcurio Bua Comiti E. Principibus Peleponesi Epirotarum Equitum Ductori. Anno Salu MDCXXXVII”Komiti shqiptar shkruhet në pllakën e tijë …
Një dokumentacion më me shumë detaje do të sjellë Prof. Murat Ajvazi nga Zvicra i cili ka arritur të sigurojë në bibliotekat e vjetra të Kroacisë emrat e gjithë kësaj ushtrie shqiptare dhe se shpejti do dalë me një studim të veçantë për atë ushtri shqiptare që ishte më modernja dhe më e pregatitura e asaj kohe që çliroj, por dhe mbrojti Europën nga osmanet.
Bibl.: Stradiotto (E. Barbarich), Gli Stradiotti nell’arte militare veneziana,
in Rivista di cavalleria, XIII (1904), p. 52 segg.; P. Pieri, La crisi militare italiana
nel Rinascimento, Napoli 1934, pp. 213-214, 229-230; G.
Praga, L’organizzazione militare della Dalmazia nel Quattrocento, in Archivio storico
per la Dalmazia, a. XI, f. 119 (febbraio 1936), p. i segg. Sugli
aqindži: Enciclopëdie de l’Islam, Leida-Parigi 1908 segg., I, p. 243; A. A.
Olesnicki, in Rad jugosl. Akad., ecc., vol. 245, Zagabria 1933, p. 210 segg.