2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

Dergoje per botim z.Xheva Salihaj

 

Cikel me poezi nga Prof. Asllan Qyqalla

Imazhi mund të përmbajë: 1 person
Pas njëmijë vjetësh
Pas njëmijë vjetësh do dehemi në altarin e dashurisë
E do kujtojmë ikjen tëndë në pranverën e sotme
Ngjyrat do ndërrojnë , s`do ketë as moshë, as shkollë
As ligj, as punë, as rrogë, as dridhje të frikshme
Do ketë det në pafundësi e jeta do zhvillohet atje në thellësi
Do të përshëndetemi në anijet që lundrojnë pa gas si makinat në tokë
Mikja ime do pendohesh që këto kujtime m`i ngjalle në tejkohësi.
Ajri do të ndotet e oksigjeni do të rrallohet
Shi nuk do bjerw, as borw as tajfunw s`do tw ketw
Gjithçka do të ngjaj në gërmadha shekujsh
Shtëpi të braktisura që njerëz kërkojnë
Do qajnë buka, ajri e pallatet me mungesën tënde
Mikja ime do vij ajo ditë pas pas 10 shekujsh
Ku unë e ti do lozim në enët e qelqëta
E vargjet do i thurim në pëlhurën e mëndafshtë
Me to do ushqehen zogjtë e dalldisur e të dehur
Do vij ajo ditë shumë shpejt, mikja ime…
Atdhe të shitën Lir(in)
Në Arkivin e Londrës
gjeta atdheun e paarnuar
të mbrojtur nga Mbretëresha Elizabetë
ashtu si e kishte lënë Gjergji në shekuj amanet.
Atdhe, në pasqyrën tënde pashë bajlozët duke ladruar
pashë Sulltanë e padishahë të ndërkrehur
erdhën për të përshkardh
me gjysmëhënë e krrokama
me bubulesh ish mbushur çdo skutë
ku glaconin stërkeqët e qelbanikët.
Atdhe të sakatosën unukët e zagarët
nga një pjesë tëndin e vunë në ankand
ata që shkelën mbi gjakun e dëshmorëve
këta që në gjakun e stërnipërve
pasurojnë egon e turpit
varfërojnë atdheun me xehe, ari e diell
gjysmëhënën të turpëruar e vunë në ballinë
një paçavër të ndyrë e të përlyer
na e bënë himn në ekstazën e shitur
për epshet, vjedhjet e ndyrësitë.
Atdhe
gjuhën ta ndotën me barbarizma
në përqafim me Erdogana, Mexhuburrahmana…
këngën ta djegën në parzmën e “unikatilave”
rininë ta ndoqën lumenjve të Hungarisë
apetitet e pangopura në sojesorollop
i sollën poezisë sime vrerë e blozë
sa të madh të gjeta Atdhe në Londër
sa të zvogëluan marangozët e luftës
të skamnuan në ecjen tënde zhagas
Atyre turpi u rëntë në oxhakun e pallateve të ëndërrave
epitafin këtyre duhet shkruar me alfabetin çirilik
nuk lanë vend as për varre
në Atdheun tim.
MË MUNGON NË VELIPOJË
Pulëbardhat sjellin kujtime
mbeshtjellë ne marhama kujtese
në guacka rrëshqasin orët
e Moteli në reminishencë
ishte plot turistë
vetëm ti më mungoje
në Velipojë.
Deti në tejhorizont
prek qepallat e tua
flokët e shprishura i pashë
duke valëzuar në shkumë
skalitur ishe në syprinën e kaltër
syri yt lotdeti i njelmtë
në perqafim malli
shtrëngoj buzët e qara
Deti merr në gji
ngrohtësinë e lumenjve
vrushkuj avujsh në kokë
ndjejnë ikjen tënde
në perëndimdielli
pres ardhjen se kur…
siç pret deti
lumenjtë të derdhen!
Velipojë, 15 gusht 2019
DJE
Dje
të kërkova në ligjëratë
të kërkova te “Amaro”
të kërkova në amfiteatër
tē kerkova në kabinetë
të kërkova në dekanat
të kërkova në bibliotekë
të kërkova në Malin e Robit
të kërkova në Prishtinē…
të kërkova e ku nul të kërkova
të gjeta në zemrën time
strukur në fshehtësi
Prof. Asllan Qyqalla
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.