KRONIKA E NJË DITE GUSHTI

Reportazh
Dikur, niseshin gazetarët për të bërë një reportazh larg, sa më larg, aty ku njerëzit mes vështirësive jetonin ,punonin,mësonin e stërviteshin ushtarakisht..Në gjurmët e tyre ecnim edhe ne, bashkëpuntorët vullnetarë të gazetës.
Kam bërë edhe unë reportazhe për gazetën lokale të Peshkopisë.Ishin shkrimet e para, te bukura, të ëmbla, por pak të sherbetosura.
Sot, vendosa t’I kthehem reportazhit,por jo për gazetën.Ato nuk botojnë reportazhet e mia.E kam për vete,për shokët e gjitonët e mi këtu në Halandri, një lagje e bukur e kryeqytetit grek.E kam për miqtë e mi që më lexojnë e inkurajojnë me komentet e tyre.
Mbase nuk gjeta momentin e duhur.Dikur, reportazhet bëheshin në fushat me grurë,në tornot e uzinave, në bankat e shkollës apo në llogoret e blerta..
Në Gusht, Athina zbrazet..Njerëzit pushojnë..Epo mirë, do t’I përshkruaj fshatarët dhe puntorët, shoferët dhe tregëtarët, nxënësit dhe ushtarët, gjatë dhe pas betejës.
Mbaj mënd, një herë, më dërgoi gazeta ‘’Ushtima e maleve’’,të bëj një një reportazh për studentët dibranë që studionin në Universitetin e Tiranës.Ishin vërtet shumë, dhe me rezultate të shkëlqyera.Kështu janë edhe shqiptarët në Athinë.Një pjesë, një nga ingranazhet kryesorë të jetës dhe ekonomisë greke.
Sapo u ktheva nga ishulli.Sivjet, përfitova paketën e ndihmës 1 javore për pushime, nga shteti, si shumë punonjës të tjerë.K aluam bukur me Linditën.Mbesa na e hoqi lodhjen, por na e shtoi mallin.Sapo mbërrita,’’ngrej antenat’’ për të gjetur shokët.
Nardin, komshiun, e gjeta në krye të detyrës.Atij iu prish plani I udhëtimit për Shqipëri, ndaj vazhdon punën.
Dal në rrugë.Pika e karburantit SHELL, është mbyllur.Shokët e mi, Enveri dhe Gazi, kanë kyçur rubinetat e furnizimit.Kanë një jetë që punojnë nëpër karburante.Këtë ‘’ta vërtetojnë’’duart e tyre të plasaritura nga ilaçi I larjes së makinave.Sivjet, ata kanë zgjedhur të pushojnë në Nafplio.
Arturi, ‘’patrioti’’ im nga Peshkopia, ‘’vjedh’’ disa ditë nga leja per të lyer shtëpinë.(Ne, të gjithë këtu, zanatin bazë kemi bojaxhiun, pasi lyejmë vetë, shtëpitë tona).Më pas, niset për Santorini.
Dal për të bërë pazarin.Kaloj nga dyqani I këpucarit, Evinit.Edhe qepenat duket se po pushojnë pak.Ervini është në kembë nga mëngjesi, në darkë.
Papritur, më merr krushku në telefon.’’Dua të vendos një portë të blinduar, më thotë, a njeh njeri’’?’’Njoh, I them, bile e njoh mirë.E kam shok.Mandi është mjeshtër në vendosjen e portave.Nesër kthehen nga pushimet familjarisht.
Edhe ime shoqe nis të kërkojë shoqet në telefon.Asija, gjitonja jonë, ankohet se nuk I mjaftuan ditët e pushimeve.Vërtet, gratë këtu janë mjaft të lodhura.Unë, për ta zbutur ca situatën, u tregoj atë historinë me makinat TATRA.Në se j’u kujtohen, ishin disa makina të fuqishme që përdoreshin për transport materialesh.E veçanta e tyre ishte tek rrotat.Kur ecnin bosh, gomat e tyre formonin një kënd nga brënda, d.m.th, ishin të shtrembëra.Kur I ngarkonin, gomat drejtoheshin dhe ecnin normal.Ndaj, u them, ne duam punë. Përndryshe, kockat bien në qetësi dhe na dhëmbin, na shtrembërohen..Qeshim.
Vetëm nipi im nuk e ndjeu zbrazëtinë e Gushtit në Athinë,pasi iu mbush shtëpia me cicërimat e vogëlushes të sapo lindur.Familja e piktorit dhe ne të gjithë I gëzohemi ëngjëllit të vogël.
Por jeta në Athinë, vazhdon.Disa nuk mund të largohen. Djali I vëllait,duhet të ushqejë lulet,që kur të vijnë fëmijët në Shtator, t’I gjejnë të gjelbëra.Disa lokale qëndruan mbyllur për shumë kohë me Pandeminë, ndaj në Gusht nuk e mbyllën fare.Dikush që I shërben një të moshuari,detyrohet të mos largohet prej tij.Ndërsa Kamberi, I gëzohet suksesit të Bajernit, duke shijuar pushime te vërteta.
Edhe motori i Stefit është në gadishmëri. Jo ushtarake, por duke u dërguar në shtëpi klientëve, pica dhe sufllaqe të ngrohtë.Një punë e vështirë edhe kjo, e dominuar nga shqiptarët.
Shqiptarët e shfrytëzojnë Gushtin për të mbushur bateritë, pasi i pret një vit tejet I ngarkuar.Punët që bëjnë janë nga më të vështirat.Sivjet, duke treguar më shumë trimëri (këtë e kemi në gen, ne,) ndaj Covid_19, shijuan pushime ekonomike, të bukura, shlodhëse.Shumë anulluan edhe udhëtimet për në patridha.Duke shfrytëzuar krizën në turizëm, ata zgjodhën vënde dhe hotele jo vetëm afër Athinës, por deri në ishujt më të largët.Po të m’i dëgjonte këto fjalë një kushërira ime e moshuar,do të më mbyste fare.Pse?
…Kishim 2-3 vjet që kishim ardhur në Greqi.Kur mori vesh se planifikonim të shkonim 1 javë në plazh, na u përvesh mirë;’’S’keni turp? Keni ardhur për punë apo për shëtitje?Keni 100 probleme ekonomike.Nuk jeni të pasur’’..Sikur ne do të shkonim në Kazino..Si përfundim, nuk shkuam.Ahere, TATRA, sapo kish filluar punën dhe kishte goma të reja.
Kaq për sot.Është nxehtë dhe po t’ia shkelim gazin, makinës do t’I ngrihet temperatura.Lashë shumë emra pa përmëndur.Rëndësi ka që shqiptarët janë punëtorë dhe familjarë të mirë.
Ky është reportazhi im I parë në Greqi.Në mbyllje po j’u uroj të dashur miq, siç urojnë këtu njëri-tjetrin, kur kthehen nga pushimet e Gushtit ; Vjeshtë dhe dimër të mbarë.
24-8-2020 F U N DHIMITËR SHKURTI
“”””””””””””””””””””””””””””””
HARROJE MUSHKË VALARENË
Tregim satirik
Unë, që kam dhënë provim disa herë lëndën e historisë së Shqipërisë, që kam lexuar kaq libra e artikuj historikë, që kam ndjekur gjithë ato emisione e debate televizive me tema historikë, sot m’u tha fyti dhe m’u mbyll goja. Jo se i harrova e s’më kujtoheshin, por qarkullon një fjalëmnajë kaq e zhurmshme vitet e fundit, sa më bën të dyshoj për ato që kam mësuar.
Është si puna e asaj historisë se kovaçit që hodhi në gjyq bariun e fshatit. E kishte të fituar gjyqin. Megjithatë i dhuroi edhe një sëpatë të bukur kadiut.
Por bariu si pehlivan që ishte, ditën e fundit, I bën peshqesh kadiut, një mëzat.Tek jepte vendimin kadiu po përtypej. Ahere kovaçi i shkel syrin dhe i thotë;Ndaje këtë punë zotëri. Bjeri me, sepatë.Kadiu me syte përdhe I përgjigjet me gjysmë zëri; Ke të drejte o usta, por erdhi mëzati, dhjeu bishtin e sëpatës, e, ku ta kap unë tani?..
Me mikun tim grek ulemi shpesh e kuvendojmë.Marrim nga një gotë raki, ca meze dhe biseda’’ ndizet’’ për tema të ndryshme.
Sot, miku im kish qejf të fliste për historinë.E filloi me heronjtë e revolucionit grek të vitit 1821 për pavarësi.Fliste dhe përmëndte emrat e disa kapedanëve.Kur lexon në shtypin grek për këta luftëtarë,çdo shkrim fillon me shprehjen; Ishin grekë trima! Edhe miku im ishte në të njëjtën linjë me shtypin e shkruar. Nuk kishte fakte të reja siç gërmojmë ne shqiptarët.
M’u kujtua një shprehje e Ahmet Zogut. Kur e pyeti nje gazetar I huaj se çfarë përfaqëson ti, ai u përgjigj;’’ Unë nuk jam mbreti i 1 milion shqiptarëve, por i 1 milion kapedanëve.E pra ç’punë do të na prishte ne, në se hiqnim 3-4 kapedanë dhe ia dhuronim fqinjëve? Në fund të fundit kapedanët dhe peshëngritësit tanë kanë bërë karierë ndërkombëtare, vetëm pas pagëzimit.
Trokitëm gotat.Unë, pak nga patriotizmi dhe ca nga rakija, desha të ekuilibroja situatën.Po flas, thashë me vete, për heroin tonë kombëtar, atë, të madhin, të bukurin, të fuqishmin, të famshmin Skenderbe.
Por, në çast, u stepa.
Po sikur miku im të ketë dëgjuar historianin e famshëm z. Jazexhiu, që e nxjerr Skënderbeun terrorist?
Nga ta ketë dëgjuar?
Po mbase e kanë përkthyer rrjetet sociale.Informacione të tilla kanë vlerën e shpikjeve të shekullit. Pastaj, miku im e ka gruan arvanitase. Mund t’ja ketë përkthyer ajo.
Pra, nuk duhet të ngutem.
Tek rrotulloja gotën e rakisë, u kujtova se Skënderbeut, I kanë dalë ca njolla të reja në biografi.P.sh, nëna thonë nuk është shqiptare, vendlindja, nuk është Kruja, kryqin, nuk e bënte nga e djathta, por nga e majta…Këto, e të tjera, nuk janë muhabete kafenesh. I kam dëgjuar në kanalet kryesore televizive shqiptare, nga kronikanë të lëçitur në fushën e letrave.Nuk e prek heroin kombëtar, thashë me vete.Harroji ato që dije. Më kot i mësove.
Pasi priti ca dhe unë nuk po përgjigjesha, miku im, u hodh në luftën e dytë botërore. Foli për rezistencën kundër gjermanëve, e sidomos, kundër italianëve.
Ah, këtu më rri, thashë me vete. Informacionet i kam të freskëta, e jo si ato të Skënderbeut para 5-6 shekujsh.Solla në mënd luftën për çlirimin e vëndit nga partizanët, 28000 dëshmorët,ushtrinë nacional-çlirimtare të udhëhequr nga Komandanti….Opa, opa, freno pak Dhimitër. Historiani Uran Butka,ka deklaruar se ajo ishte luftë civile.Enveri,nuk bëri luftë se gjermanët ishin kalimtarë këtu.
Po ballistët çfarë bënë? A thua të kenë qenë kaq largpamës, sa të parashikonin se çdo të katranoste Enveri pas luftës?Ndaj historiani kërkon tani që të shpallen edhe ballistët dëshmorë, pasi u pushkatuan nga Mehmeti. Nga ana tjetër, edhe historianët komunistë i kanë rënë kaq shumë borive të propagandës së kuqe sa kanë shtypur dhe nxirrë çdo kundërshtar të idealeve të tyre.Nuk ka kush na bie n’fije, kaq shumë i kemi ngatëru punët.
‘’Edhe horrat kanë nevojë për ideale’’ futet në debat edhe Lubonja.Por nuk qëndron aty. Ai jep alternativa të reja për historinë e Shqipërisë.Tek ne , historinë e shkruajnë gazetarët dhe politikanët.
Pas gjithë kësaj zallamahije, çfarë t’i shpjegoj unë këtij të huajit këtu.Edhe unë jam I turbulluar.E kam inatin me mësuesen e historisë, me gjithë ato ditë e netë mbi libra, dhe për vlerësimin, shkëlqyeshëm.Ç’ti dua.Harroje!
Janë me fat këta grekët.Zgjodhën festë kombëtare, jo ditën e çlirimit, por ditën kur I thanë;JO, pushtimit fashist italian.Ata nuk rrijnë të numërojnë kur iku gjermani I fundit, dhe nga iku; nga toka, nga ishulli, nga deti apo nga ajri.Kështu jane te kenaqur, të gjitha forcat politike.
Tani që dëgjoj mikun tim, më erdhi një ide gjeniale, patriotike, historike..
Prse të mos festojmë edhe ne, 7 Prillin, si festë kombëtare.Kjo do të kënaqte t ë djathtët, por edhe të majtët.Pasi socialistët, kanë përparuar mjaft dhe nuk janë me idetë e Enverit.Ata kanë rehabilituar plot udhëheqës të Ballit Kombëtar.Dëgjoja Majkon në një intervistë televizive.’’Mirë bëri që iku mbreti’’, deklaroi ish kryeministri i majtë.Ndryshe, do ta kishin pushkatuar fashistët.’’Po paratë që mori’’ e pyet gazetari. ‘’Mirë bëri që i mori. Të paktën paratë ngelën në duart e shqiptarëve dhe jo të fashistëve’’ përgjigjet ai.Kjo është politikë e hollë patriotike!
Mirë socialistet I bindëm, por do të kundërshtojnë veteranët për datën, do të thotë dikush.Ka të drejtë,por edhe ata, pak kanë ngelur.Deri sa ta vendosim ne, ata do të na kenë lënë shëndenë, ose nga mosha, ose nga Covid-19.
Vetëm një frikë kam për 7 Prillin.Nuk jam I sigurtë në se Gjeneral Gramafoni erdhi me 6 apo me 7 Prill.Ky fakt nuk do t’u shpëtoje as historianëve të shkollës se kuqe..
Dhe thonë pastaj se lënda e historisë është e lehtë.Pa na pyet ne shqiptarëve?Ne, përveç se kapedanë, jemi edhe historianë të thekur..
U dorëzova nga historia e Shqipërisë.Tani merrem me historinë e mikut tim dhe e shoqëroj me raki deri sa të bëhemi bashkë(?) dhe të shkruajmë historinë e vertetë të popullit tonë.
Deri atëhere shijoni këtë anekdotë;
Një burrë kish dalë rrugëve për të kërkuar gruan. Përpara gjen një burrë tjetër me të njëjtin hall. Tek kërkojnë,i porsa ardhuri pyet tjetrin;
-Ore, si është gruaja jote?
-Simpatike, e gjatë, bjonde, me sy bojeqielli, seksi…
-Po e jotja,-i kthehet të porsa ardhurit.
-Lëre timen, as unë nuk e njoh mirë… Hajde të kërkojmë gruan tënde…
11-8-2020 F U N D DHIMITER SHKURTI.