19.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

Dhurata Haxhiu Kasa

Open photo

Vertikale!

Ekuator mbi re,
bota kërcen piruet,
“Liqenin e mjelmave” ,
në garë gjithësia për cmim.
Njeriu struc,
Zoti që zbret në tokë,
natyra e plagtë lidh tokat e djegura,
dhe dielli vështron kërcimin e liliputëve planetë.
I yni fitues i pamerituar,
verdikti i Zotit qe,
si vuajtje e shëmtisë së kërcimit të vet,
po qan natyra,
nuk e do!
Kupën e Gralit Ai kërkoi,
dhuratë universit t’ja japë.
Ekuatori po zbret,
tashmë kërcimi mbaroi,
nuk ka çlirim,
natyra e dënuar nga liliputët njerëzorë,
dhe mohimi i dashurisë së kafshëve,
të vetmet kryevepra të Zotit.

Zbritje veç për lumturinë e botës shtazore,

planeti i vërtetë!

“”””””””””””””””””””

Larg filozofisë!
Përjetimi,
pa formë por hyjnor,
pa sy mendor,
është ai!
Në përjetim bota zhvishet,
vesh paudhësitë ku shpirti ndrin kryqëzatat,
lëkunden sytë e lejlekëve mbi liqen duke kërkuar një krillë të zhveshur nga shikimet,
një pamundësi e detit mbi majë mali që cik stuhinë,
filozofia zhbëhet nga abstraksioni,
ajo akuzon marrëzitë e poetëve që shkërrmoqin teoritë,
veç që përjetimi të jetë nën lëkurë.
ashtu i ngarë,
me dridhërima njerëzorë,
të pa parë,
ku deti çmendet nga lartësitë dhe lartësia nga humnera e zjarrtë.
Larg filozofisë!
Jeta është kaq e marrë dhe e lirë,
që zbret si ujëvarë mbi trupat qenësorë!
Kush e shpiku filozofinë ka qënë vërtet i marrë që humbi marrëzinë e të jetuarit në puls frymash pranë natyralizmit që është sot i rrallë.
Kush tha se filozofët nuk dashuruan?
Për jetën e tij Shopenhaueri që dëshiroi marrëzisht lartësitë kërkoi një rijetim tjetër,
më njerëzor,
ç’ tragjedi?!!
Një jetë të dytë, më njerëzore!
Është blasfemi të filozofosh para përjetimit,
mëkat!
Filozofëve këtyre “dashnorëve”të matur për një përjetim, portat iu ngjyen me të kuqe,
ndaj parakalimi i tyre për në parajsë mbeti në puthje.
Puthja kjo filozofi pa filozofi!

Larg filozofisë bota kaq e shthurur,

Darviniane,

mbetën në të puthje pagane,

natyra e gjelbër vazhdon ciklin stinor,

të gjallë……

si leksion njerëzor,

për ne!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.