Hej a të kam thënë,
të të vijë keq kur
kur I bie me shkelm.ëndrrës për bashkim,
e më pas bëhesh skllav I saj në te përkohshmen,
sa je e rri zgjuar,
hejj a të kam thënë ,
t ë të vije keq për veten vetem kur
Kur e ngre zërin tënd në kujë e në varreza. ,
të urresh veten kur mendon se je askushi,
e fatin e këtij vendi e lozin në zare e barbuti,
hejj e më makabre e di kush është ,
çdo copëz ndihet e gëzuar kur rënkon trungu I saj,
gëzohen e krenohen hiqen si shtete më vete ,
ehhh paradoks shqiptar,
eh mor faqezi ,
a nuk shkon të lash sytë më mirë me hi
më lër sot të rënkoj
“””””””””””””””””””””””””
Jeta flet..
Jeta flet ..,
kur erërat bashkohen e bëhen zë,
atje në honet e universit fola me hyjnitë,
të veshësh një panofor që ende se ke endur,
të zesh një bukë që ende grurin se ke korrur,
të jem e të shoh dy pika shiu në muzgun e syve të tu,
jeta flet gjithmonë kur erërat bashkohen e bëhen zë ,
tani është ora ku kohën mund ta bësh dashuri,
qindra e mijra mendime kryejnë kërcimin e flokëve të borës,
a e ke vënë re ndonjëherë,
zbukurojnë meloditë e ekzistencës sonë,
si një heshtje e bardhë, e përbotshme, e tejskajshme ,
tani erdhi ora ,
ku kohën mund ta bësh dashuri,
ta shohësh tjetrin në sy,
e ti thuash pa frikë të dua,
se shpesh ëndrrat I veshim me re
e I çelim si gonxhet në livadhet e zemrës,
hejjj sa të kisha pritur në ag,
që tisin e dhimbjes të tremb
gjithë fjollat e borës të ëndrrave të mia,
do shkrijnë e do formojnë një lumë,
e lumi do derdhet në ujvarë,
e ujvara në luginën e jetës ,
dorëzuar sekretet e ekzistencës,
hejj erdhi ora kur koha bëhet dashuri,
e unë akoma stë kam thënë sa të dua,
erërat janë frymë e jetës,
të mbuloftë me peplo-drite,
fryma e dashurisë sime
e tu bëftë mburojë e dielltë ,
si gjëja e fundit e ekzistencës sime….
Pa kohë…
Di..Diturie Hasanaj