Vështrimi i ri teorik që autori Jahja LLUKA sjell është një risi si nëfushën e historisë dhe atë të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Autori vjen me fakte të reja nëkëtë botim duke na pasqyruar në detaje situata dhe ngjarje të historisësëKosovës duke ilustruar gjithë strategjinë serbe ndërvite për asgjësimin e shqiptarëve në Ballkan dhe na vendos përpara njëpanorame shume dinjitoze të qëndrimit dhe mbijetesës shqiptare kundrejt hordhive serbe.
Autori sjell në vëmendje platformen politike të ‘Nacertanies” si një nga strategjite politike serbe që ndikoi fort nëformimin dhe pavarësine e shtetit shqiptare.Njëkoncept që gjendet aq present edhe në frymën e politikës se sotme nacionaliste të shteteve në ballkan.
Ky libër, i ndarënëdisa kapituj dhe i pasur me një metodologji kërkimore bashkëkohore bën qëlibri të ketëorigjinalitetin e vete, në mënyrëqëtëjetësa më konkurent mes botimeve intelektuale dhe akademike.
Ndër gjithëstrategjitë politike serbe qëautori sjell ështëedhe programi i Drazha Mihajloviqit
për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë duke theksuar të gjitha strategjite për largimin e shqiptarëve projekte këto, të nisura që nga Ilia Grashanini ish- kryeminister e ministër i Jashtëm i Serbisë së asaj kohe, që nxiti ideologjinë nacionaliste-ekspansioniste serbe për shfarosjen e shqiptarëve, në njërën anë, dhe për dominimin politik e territorial të Serbisë në Ballkan. Keto ngjarje historike të një shekulli më parë të kujtojnë me aq trishtim ngjarjet e spastrimit etnik edhe në vitet e fundit kundrejt shqiptarëve në të gjitha trevat ku ka popullsi shqiptare.
Baza e konfliktit shqiptaro-serb qëndron në mitizimin e historisë së Serbisë, sipas së cilës, cdo territor ku ka kisha e manastire serbe është dhe duhet të jetë territor i Serbisë. Shkak i këtij konflikti është gjithashtu miti nacionalist serb i viktimizimit, i cili prodhon deduksionin se “Serbët fitojnë në luftë dhe humbasin në kohë paqe”. Ky mit hipotetik nacionalist e ka zanafillën e ushqyerjes tek popullsia serbe, hierarkia e kishës Ortodokse të Serbisë të cilët e thelluan këtë konflikt për shekuj me rradhë.
Periudha e dhjetëvecarit të fundit ishte mundësia për sensibilizimin drejt një bote më të qyteruar, dhe drejt perpjekjeve të shtet-formimit të Kosoves për t’i treguar botës se qytetaret e Kosovës i përkasin një botë të qytetëruar me pasuri dhe vecori dalluese në gjuhë, zakone, tradita dhe mentatlitet duke kuptuar shumë më shpejt sesa serbët trendin e zhvillimeve të botës së sotme moderne duke arritur për herë të parë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare drejt shnderrimit në subjekt ndërkombëtare.Në këte kuptim suksesi i luftës në Kosovë si dhe arritja e ndërkombëtareve e bëri Kosovën faktore stabiliteti në rajon.
Zgjidhja e krizës në Kosovë dhe shpallja e pavarësisë së saj kanë shenuar fundin e konfliktit në ish-Jugosllavi duke i dhëne Ballkanit konturimin përfundimtar të hartës politike në rajon duke shpalosur në këtv mënyrë një politike të re civilizuese mes shteteve fqinje për të larguar në këtë mënyre mllefet dhe urrejtjet e forta nacionaliste edhe pse në ditet e sotme kur kursi i ri politik europian kundrejt ballkanit perëndimor është drejt ruajtjes së fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit, nacionalistët serbe vazhdojne të zgjojne projektet e vjetra ekspansioniste.
Stabiliteti në Kosovë varet nga prezenca dhe qënia aktive e Bashkimit Evropian si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët janë një garanci e fortë për prosperitetin politik dhe të sigurisë në Kosovë.
Nga pikëpamja e perspektives së brendshme Kosova ka një rrugë të gjatë drejt shtet-formimit si dhe shtetit të së drejtës, pasi sot ajo po përballet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit ndërkombëtare të cilat mbeten sfidat e saj kryesore për të ndërtuar një shtet demokratik në rajon.
Zhvillimet në Kosovë dhe konflikti i saj me Serbinë kanë qenë dhe mbeten prioritet i shumë studiuesve, por risia e këtij libri qëndron pikërisht në faktet dhe argumentet historiko-politik, ku marredhëniet e konfliktet ndëretnike vëzhgohen në këte studim në raport me marrëdhëniet ndërkombetare.