Pas një nate të pagjumë

Dolën njerzit, të pijnë kafenë
Vitin e trishtë e përzunë
As në kujtime mos e kenë
Viti 2022 qoftë i gëzuar!..
Të vetmet fjalë uron njeriu
Na sfiliti, ky virus i mallkuar
Dhe buzëqeshja n’buz na ngriu.
“”””””””””””””””””””””
Kur do vish?
Sa shumë të kam pritur
Vetmuar rri te stacioni,
Njerëz m’pyesin çuditur
Të iku treni , po nxitoni.
Edhe dimrit dal e pres
Siç dal në pranverë e verë
Po as me trenin ekspres
Se more rrugën njëherë ?
Shkoj edhe te agjensia
Me radhë numëroj autobuzët
Dridhem e m’zë epilepsia
Pse njerëzit më rrudhin buzët..!
“””””””””””””””””””””
Shiko more detë.
Mos u egerso , se s’të ka hije
Kot ngre dallgë e trumbeton
Mbi kurriz të rrëshqasim me anije
Me një guaskë njerëzia të sfidon
Ti dhe i qetë ,dukesh narcist
Kot inatosesh e rreh brigjet
Oshëtin e tregon gjoksin si egoist
Mbi dallget e tua, i gjejme shtigjet.
“”””””””””””””””””””
Do vi..!
Aty ne breg te detit, t’i themi te tera
Syshqyer, le te na shohin kureshtaret.
Puthitur si vala, te shkermoqemi tek rera.
”I mbyti dashuria e tyre”, te thone peshkataret.
Perkundjen e perjetshme, te kemi deshmitar
Mermerime tallazesh, si i turret bregut vala.
Nga dashuria le te tundohet ndonje kalimtar.
Po besnike dhe e perjetshme te jete fjala.