20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Drita Islami

Sot po shfletoja Migjenin dhe më vajti mëndja tek një rrëfim i një malsoreje fisnike, tani sa vite e ndjerë. Ajo kurrë nuk e kishte lexuar Migjenin dhe as që e kishte ndëgjuar, sepse ishte analfabete por me mëndje qiqër e syrin xixë dhe “poemën e mjerimit”e kishte përjetuar si shum kush nga ne, por ajo më tepër. Më rrëfeu për një nënë malësore me ca fëmijë dhe me një varfëri të skajshme, e cila ndihmohej ngaherë nga fqinjët e saj, jo me shum diçka, sepse edhe ata nuk qëndronin më mirë,por pak më mirë se kjo. Fqinja, ndonjë ditë i sillte nga një pjatë gjizë dhe një ditë prej ditëve kjo i lutet fqinjes:” ju lutem mos ma sillni gjizën në pjatë të bardhë, sepse fëmijët nuk e shohin se nuk ka më gjizë sepse nuk e dallojnë nga pjata dhe vazhdojnë ta ngjijnë bukën në pjatë të thatë, kurse unë nuk kam aq bukë për t’u dhënë”! Më preku thellë në shpirt dhe m’u shfaq poema e Migjenit! Kjo duhet të shërbejë si porosi për të rrinjtë, që nuk kanë përjetuar diçka të tillë dhe uroj që kurrë mos ta përjetojnë, por Migjenin duhet ta lexojnë dhe mirë ta kuptojnë.

“”””””””””””””””””””””””

Frymezimi i Poetit (nje evokuim kujtimesh)

Me kujtohet per nje poezi kur babai i im ia pat kushtuar nje mesuesi te vjeter, veteran i arsimit, perndryshe bashkevendas i tij. Pasi e lexova poezine,( ne doreshkrim kuptohet) me pelqeu shume dhe e pyeta : nga ju erdhi gjithe ky frymezim? Me rrefeu, duke me treguar per takimin qe kishte patur me mesuesin e pensionuar, i cili i kishte treguar dy lapsa dhe i kishte rrefyer per historine e tyre, se me njerin prej tyre kishte filluar t’i shkruaj shkronjat e para shqipe, ndersa me tjetrin ishte pensionuar.Ia kerkova me tregon babai, qe t’i prek me dore dhe sapo i preka sikur m’u dridh i tere trupi, njesoj sikur me prekur ndonje kabllo elektrike dhe menjehere ia ktheva ne duar dhe aty per aty me lindi poezia dhe menjehere u ula dikund dhe e shkrova.

“”””””””””””””””””””””””””””””

Momentet pranē nxënësve nuk harohen…..

Posaqĕrisht nxënësi im Besniku ku recitonte bukur me një zë kumbues ! ( pregatitje në prag të festës së 28 Nëntorit )

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz të ulur
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.