7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Edmond Shallvari

Iku një shok
Homazh shokut të fëminisë
Një shok fëminie më pak
Një kujtim fëminie më tepër
Një lot dhimbjeje më ra
Si mbi lule pika e vesës
Iku një shok si kapedan
Në betejën e fundit me vdekjen
Dhe iku triumfator në parajs’
Aty ku engjëlloi veten
Aty ku e priti vetë Zoti
Si birin e tij pas kryqëzimit
Se bij të tillë si Tomi
I duhen në parajsën e të mirit
@Edmond Shallvari
“””””””””””””””””””””

Ti thua…
Ti thua se shikon, sepse nuk je i verbër
Sepse nuk je i shurdhër, ti thua se dëgjon
Ti thua se ec drejt, kur rruga s’është e shtrembër
Mos flas dhe për të tjera, se vargu nuk mbaron.
Unë them ndryshe nga ty, i bindur që s’të bind
Se ti veten gënjen dhe rron ashtu mashtruar
Asgjë nuk shohin sytë me verbëri në shpirt
As veshët nuk dëgjojnë në shpirtin e shurdhuar.
As drejt këmbët nuk ecin, me shpirtin shtrembëruar.
@Edmond Shallvari
“”””””””””””””””””””””””””

Ikja e një shoku
Ikja e një shoku më zgjoi nga ëndrra e përjetësisë
Dhe më foli me gjuhën e së përkohshmes
Ikja e një shoku më kujtoi kohën e fëminisë
Dhe më foli me gjuhën e njerëzores
Ikja e një shoku më çoi në tjetër përmasë të jetës
Dhe më foli me gjuhën e të përtejshmes
Në ikjen e shokut pashë fatin e së vërtetës
Në udhëtimin e pafundëm mistik të vetes.
@Edmond Shallvari
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.