16.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Edmond Shallvari (Poet dhe shkrimtar)

Ja ku jam…May be an image of 3 people, including Edmond Shallvari dhe people standing
Ja ku jam, një qershoriani kalama
Më i gëzuari mes të gëzuarve
Me shallin e pionierit në qaf’
Më i padjallëzuari mes të djallëzuarve.
Ja ku jam, një qershoriani idealist
Më ëndërrimtari mes ëndërrimtarëve
Dua t’ju ngjaj të mëdhenjve një dit’
Unë engjëllori mes djajëve.
Ja ku jam, një qershoriani i sotëm
Më i zhgënjyeri mes të zhgënjyerve
I pafuqishëm ta fëmijoj botën
Si yjet e rinj mes yjeve.
Ja ku jam, një qershoriani i ardhshëm
Më shpresëtari mes pesimistëve
Botën e shikoj si fëmija përrallën
Ku e mira fiton gjithnjë mes të liqve.
@Edmond Shallvari
“””””””””””””””””

PA KUFIJ
Nuk e di më parë sa të kam dashur
Sa të dua, edhe sot nuk e di
Dashuria s’paska masë për ta matur
Etalonin nuk e njeh një dashuri.
Me sa duket të kam dashur pa kufij
Të kam dashur kapërcyer horizontesh
Edhe sot vazhdoj dashjen infinit
Kurse nesër, tejkaluar dhe të sotmes.
@Edmond Shallvari
“”””””””””””””””””””””””
AJO VESHJE
Mamaja dilte dimrit me një peliçe të zezë
Im atë me pallto të gjatë e republikë
Të proletarizuarit shkarkonin rrufetë
Si dikur kur e zhdukën borgjezinë.
“Dhi e lagur e bisht përpjetë”, thosh’ dikush
“Zengjinër të skaduar”, thosh’ një tjetër
Me thënien,”Brenda një mut, jashtë një kut”
E mbyllte komshia e mëhallës së vjetër.
Mamaja kishte shoqe një polake
Pinin kafe e cigare tek njëra-tjetra
Të proletarizuarat si kurbatkat me falle
Parashikonin për dy shoqet ditë të zeza.
Babai punonte fshehtas rrobaqepës
Asaj kohe kur tradhëtare ish’ e fshehta
Të proletarizuarit vigjëlonin prapa derës
Dhe thërrisnin si Arkimedi, “Eureka!”
I kujtoj ato kohë të pakohshme
Oh, ç’më vjen të ulërij edhe të qaj
Ajo veshje e mamasë s’kishte shoqe
Shok nuk kishte ajo veshje e babait.
@Edmond Shallvari
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.