7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Eduart Pasha Vlonjati

Kanina u rizgjua dhe një herë…Imazhi mund të përmbajë: qiell dhe jashtë

Nën sloganin; ”E dua jetën dua të jetoj…” nisi dhe përfundoi eventi, ”Koha nis të pikturojë” Tre, edicioni i tretë Kaninë 2020.

Klubi i Shkrimtarve dhe Artistëve Vlonjatë ”Ali Asllani ”

duke parë situatën kritike që kalon vendi por dhe gjithë bota mbarrë, vendosi të organizojë eventin

; ”Koha nis të pikturojë” Edicioni i tretë nën sloganin

”E DUA JETEN … DUA TE JETOJ…” për të sensibilizuar shoqërinë njerëzore të mos e braktisim njëri-tjetrin në çaste të vështira . Klubi i Shkrimtarve dhe Artistëve Vlonjatë ”Ali Asllani ” u mbështet mbi shkrimet e poetit Vlonjat Eduart Pasha Vlonjati dhe poetve Thodhori Baba Anila Toto Bedri Hyseni Astrit Hajdini Lela Qejvani Eva Gavani

JETO

Disa i gëzohen të sotmes. Dhe me padurim e presin të nesërmen. Por shumë më shumë janë ata që të sotmen e harxhojnë duke u ankuar për të shkuarën. Këta me shumë përtaci e presin të nesërmen.

Të tillët nuk jetojnë. Ata vetëm ankohen.

Më të lehtë e kanë ta fajësojnë të gjithë botën se sa që të marrin përgjegjësi për veten.

Nëse edhe ti je një nga këta!

Mjaft!

Mjaft u ankove.

Përqafoje përgjegjësinë tënde.

Shiko përreth teje! Dhe do ta shohësh se gjithçka funksionon në cikël.

Drita i lëshon vend errësirës. Vetëm e vetëm që më pas përsëri të shkëlqejë drita.

Gëzimi i lëshon vend dhimbjes. Vetëm e vetëm që më pas përsëri të shpërthej një gëzim tjetër.

Një sukses i lëshon vend dështimit. Vetëm e vetëm që nesër të kurorëzohet në një sukses tjetër.

Andaj mos u anko për atë që nuk mund të kthehet.

Jeto. Shkroi

Eduart Pasha Vlonjati

Mbi 70 interpretus, nxënës të zgjedhur të shkollave të qyteti, të grupmoshave të ndryshme interpretuan magjishëm , prozë,, ese dhe poezi nga krijmtariia e poetëve Vlonjatë. Më pas eventi u pasua nga një kokteil i cili zgjati deri vonë…

Organizator e moderator : Eduart Pasha Vlonjati

“”””””””””””””””””””

Aulonë, O Vlora ime

O vend antik prallor

që ëmbëlsisht ledhaton.

O tokë e gjyshërve të mi,

që zërin e lirisë më sjell kaq pranë.

Tokë gjithmonë e shenjtë!

Vend pritës dhe tërheqës

që të mahnit …

vezulluese e ndritëshme si drita.

Prehër mbushur me lule të bardha,

merr frymë nga gjiri i Jonit .

Tokë me histori të lashtë …

në teritorin tënd ruan pasuri

qysh nga prehistoria!

O vend antik prallor,

Orakull i shenjtë dhe i kaltër.

” GURE I ÇMUAR”.

O Vlora ime, qyteti im

simbol i dashurisë dhe paqes,

për Ty me forcën e shpirtit

gjithmonë do të këndojë.

O Djep dhe vend i riteve të ndryshme,

unazë që bashkon agimin e ëmbël

dhe mbrëmjen e zjarrtë!

O bukuri linfatike,Far i poetëve …

E lindur për t’u lëvduar në përjetësi.

Shkroi ”cicëroni i mikpritjes” Eduart Pasha Vlonjati

*****

Aulonë, oh mia Valona

Oh antico luogo incantevolo.

che accarezza dolcemente.

Oh terra dei miei nonni,

che la voce della libertà mi avvicina così tanto.

Terra sempre santa!

Meraviglioso luogo ospitante ed attraente…

scintillio luminoso come la luce.

Tale è, e piena di bianchi fiori,

respira dalla baia dello Ionio.

Terra con storia antica …

nel tuo territorio conserva ricchezza

come la storia si rompe!

Oh antico luogo incantevolo.

Oracolo santo e blu

“PIETRA SCONTATA”.

Oh mia Valona, la mia città,

simbolo di amore e pace,

per te con la forza dello spirito

canterò sempre

o Culla e luogo di vari riti.

Anello che unisce la dolce alba

e l’infuocata serata!

Oh bellezza linfatica, Lontano dai poeti …

Nata per essere lodata nell’eternità.

Ha scritto l’ospite d’onore

Eduart Pasha Vlonjati,

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.