”Në sfondin e kohës, njerëz të uritur,
fytyra të ligura, pa jetë!
-Në këmbim të krothës së bukës
”Shpirtin shesin!”
-Shpresa, gëzimi, krenaria,
ëndërr e vjetër fshehur labirintheve!
-”Duart e lypsit fytyrën tënde zhgryejnë!”
-Dilemë e dhembjes, dilemë e shekullit!
-Shpagim i shthurrjes njerëzore!
-Urisë s’i shpëtova dot as unë,
britma ime vjen e brishtë, por e vërtetë.
-Kam qarë, kam qeshur mbi ëndrra të ngrira
në këtë udhëtim emërtuar ”Jetë!”
-Mbeta nga të parët që pranverës
më të bukurat lule ia rëmbeva…
-I pari dhe i fundit dhe në dashuri,
prej fytyrash të bukura u zhgënjeva,
në jetë pash’ dhe ”vdekjen” me sy.
Ankthin e vdekjes teri mban pezull.
një ditë vdekja do të vij…
-Hija e vdekjes mendimet dot s’m’i zbehu
Shuplakë për fytyrat e pista, ky vargu im
për Ty, ty, ty dhe ty…”