9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

Eduart Veli‎

 

ME ZËRIN TUAJ, DUA TË JETOJ…!

Dhjetëra mijëra zëra në jetë,na shoqërojnë.
Gjithë zërat zemra,një për një i regjistron.
Këta zëra gjithë jetën,nga gjumi na zgjojnë.
Brënda vetes i mban ajo,dhe kurrë si harron!

Kush e harroi ninullën,që tek djepi i këndoi.
Më lehtë se telat e harpës,ëmbël si vjolinë.
Si poete,në zemër,nëna mijëra këngë shkroi.
Sa të jesh gjallë në jetë,në zemër të rrinë!

Zëri i babait,që nga zemra të mban ngrohtë.
Drejt zërit të tij,si dre këmbëshpejtë vrapon.
Babai në jetë,është si lisi malit,përherë i fortë.
Që nga zemra të flet,kur jetës tënde i mungon!

Ka shumë vite,që ca zëra në ëndrra,më flasin.
Në ëndërr,ledhatoj kaçurelat e verdha të vëllait.
Si muzika e mokrës,që bluan grurin më flasin.
E bëhen njësh, me ison e ngrohtë të xhaxhait!

Zëra shokësh,s’dëgjoj,por asnjë s’kam harruar.
Zërin e kecit ,që ngroha në vatër,dua të dëgjoj!
Shpesh,ne mblidhemi në ëndrra,për të kënduar.
Këndoj dhe unë me ju,me zërin tuaj dua të jetoj!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.