19.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

Eduart Veli‎

Poeti EDUART VELI sikur me befasoje me kete poezi! “NUK KAM KOHE TE PLAKEM”,NUK KA SI TE JETE NDRYSHE,KY POET NUK DI TE PUSHOJE NJI MINUT,POEZIA E TIJE SA VJEN DHE LARTESOHET,AJO RRITET,SHUMOHET SI VALA E DETIT,MERRE RRUGETIMIN SI NJI RREBESHE I STUHISHEM QE CANE HAPSIREN,SHKON TEK LEXUESIT ME SHPEJTESIN E ZERIT,C’FARE MUNDET TE THEM PER KETE POET TE GJITHANSHEM,URIME DHE VETEM URIME…Gjin Musa

NUK KAM KOHË TË MPLAKEM!L'immagine può contenere: Eduart Veli, con sorriso

Ti s’ke ndryshuar fare,shoku im i mirë!
Më tha një shok shkolle,vite pa u parë.
Pa shikomë ti mua ,të lutem në fytyrë!?
Unë jam mplakur,jam bërë për të qarë!

Ti o shok tha ai,ke mbetur ashtu si dikur.
Kur u këndonim netëve,vajzave serenata.
Kur ishim djem të rinj,të fortë e plot nur.
U mplaka tha o shok,jam bërë i zi si nata!

Të gjithë nga pak,i thashë kemi ndryshuar!
Unë nuk kam kohë të mplakem shoku im!
Se me jetën,unë marrëzisht jam dashuruar.
Zemra e shpirti,s’pranojnë asnjë ndryshim!

Nuk kam kohë të mplakem o shoku i rinisë.
Përjetësisht kam lidhur kontratë me rininë.
Unë jam ushtar i pëjetëshëm i dashurisë !
Sa të jem gjallë,do dashuroj veç dashurinë!

S’kam kohë të mplakem mik,sepse jam poet.
S’më lënë të mplakem mik,vargjet e poezia!
Në zemër e në shpirt,më lundrojnë si në det.
Mes tyre përjetësisht,s’do më braktisë rinia!

Me rininë jam në simbjozë,të mplakem s’dua!
Dhe nuk trembem,nga asnjë tufan e furtunë!
Poezia dhe rinia, janë bërë shokë me mua!
Nëse mplakem ato,do të mplakem edhe unë!

Ksamil 23 Janar 2020.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.