2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

Eduart Veli

..BISEDOJ ME LUMIN E FSHATIT TIM!
Shpesh,kur mërzitem buzë lumit të fshatit tim shkoj.
Lumi poshtë rrjedh i qetë,
me lumin miqësisht bisedoj .
Unë ty të njoh më thotë lumi,
që kur ishe fëmijë dhe djalë.
Me valët e detit ti kam sjellë urimet me detin të kam çuar fjalë.
Kam shumë kujtime o lumi im,
që nuk të ndërroj me asnjë.
E dua rrjedhën tënde të ëmbël dhe do ta dua në jetë ,
përgjithënjë .
Shumë vite me bekimin tënd,
ja këtu e derdhëm djersën lumë.
I bekuar përjetësisht je prej zotit merre bekimin edhe nga unë!
Tokën që ti e ke sjellë,
me kazëm e lopatë thellë e punuam.
Aty ,në rrënjët e bimëve e pemëve,
xhevahirë e perla zbuluam!
Nën hijen e rrepeve,
fjetëm viteve u dashuruam si të marrë.
Zogjtë në qiell dhe ti,
Lumi im ,ishit më të mirët dëshmitarë!
Ëndrrat me ty i bisedonim,
se veç ti di të mbash sekrete.
Çdo gëzim dhe hall me ty e ndanim,
asnjëherë se mbanim për vete.
Ndaj dua me ty të bisedoj,
ta shkel shtratin tënd anë më anë.
Aty mes shelgjeve dhe rrepeve,
dua ta gjej e të çmallem me babanë!
Tek ai rrapi i madh pranë urës,
në mes të erës e të shiut .
E pashë dikur edhe romen e bukur Julën ,
bijën e Shukriut.
Aty poshtë rrapit është varri i saj,
nga mermeri i ftohtë sikur më flet.
Shok me lumin tani jam dhe unë,
mos na harro por eja ndonjëherë poet !
Shpesh,më merr malli për lumin,
por dhe lumim e merr malli për mua.
Është lumi i fshatit tim o miq ,
deri sa të vdes do ta dua !
Tek ky lumë i bekuar,
kam lënë një pjesë të jetës kam lënë rininë.
Tej ky lumë dashurova drenushën time,
të dyve ju thurra poezinë!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.