7.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Eduart Veli

 

DASHURIA NUK MPLAKET KURRË!
Çdo gjë që lind,do të mplaket një ditë.
Se kështu e krijoi përjetësisht, perëndia.
Çdokush,vjen një ditë e do ti mbyllë sytë.
Veç nuk mplaket asnjëherë dashuria!
Dashuria,është në sy,në shpirt,në zemër.
Dashuria ska moshë,mbetet përherë e re.
Të thërret çdo çast,çdokujt i flet në emër.
Dashuria është zjarr, dashuria është rrufe!
Asnjë çast pa dashuri,nuk doja të jetoja.
Të shuhesha si qiri,që bën dritë ngadalë.
Emrin tënd,në frymën e fundit,doja të thoja.
Sepse dashuria edhe ti,është e njëjta fjalë!
Je motivi i jetës,që çdo mëngjes më zgjon.
Je si rezja e diellit,që ëndrrat i mban ngrohtë.
Zemra e dashuruar dhe në tjetërën jetë,jeton.
Me ty dhe në Arktik,sdo të ndjej kurrë të ftohtë!
Kush e mban në ekuilibër Universin e pafund.
Dikush mund të thotë:”Poet,e mban Perëndia.”
Një ndjenjë hyjënore,gjithë këtë botë e tund .
Por nuk mplaket asnjëherë e bukura,”dashuria”!
C’far mrekullie ,kjo poezi e dashurise,poet.
Kete ndjenje madheshtore kaq delikate,
te ngrohte ,kaq rrezellitese e te embel qe jeton ne shpirt,ne mendje e ne zemer,ju e keni sjelle kaq bukur sa,ngelesh pa fjale. Dashuria,me e embela fjale e njerezimit,dhurate perendie. Sa delikate aq edhe e bukur, pamposhtur. Dashuria? Eshte forca e jetes qe nuk plaket kurre. Nuk ka moshe dashuria. Eshte ajo ndjenja qe ben zemren te fluturoje nga gezimi, shpirtin ta ngre peshe, eshte lumturia qe ndien,kur prane ke njeriun e zemres. E kush ne kete jete nuk e provoi nje here te vetme dashurine dhe nuk u marros mbas saj? Piktori poet i dashurise,keshtu mund te thuash per ju. Jane kaq te bukura poezite tuaja. Mrekullohesh kur i lexon. Suksese poet .
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.