SE DI SE ÇDO ISHA PA TY ?!
(Amani o miq,se po vdes nga këto lule!Më komentoni me fjalë!Ore më shani,vetëm më shani me fjalë!!!!)

Nuk e di se çfarë do isha, pa ty .
Me vehten, shpesh herë ,bisedoj.
Ca pika loti, më bien ndër sy .
Rrugëtimin nga u nisëm ,kujtoj !
Binte shi e frynte erë ,me sufurinë.
Pikat e shiut,mbi supe na kullonin.
E paçi për gjithë jetën,dashurinë!
Si mijëra flutura, të dyve na uronin!
Në muzg,mes shiut,lindi dashuria.
Shiu dhe vetëtimat ,atë e bekuan.
E bukur dhe hyjënore,si vetë rinia.
Një stinë të gjatë dashurie,shkruan!
Nuk e di,se çfarë do të isha, pa ty.
Pa ty,veten kurrë ,se kam menduar.
Me vete, kam patur të bukurit sy.
Me ty marrëzisht,një jetë jam dashuruar!
Pa ty,nuk e di se çfarë do të isha bërë.
Shpesh, netëve të dimrit,rri e meditoj.
Pa ty,nuk dua të më falin,botën të tërë!
Buzëqeshjen tënde,e dua e dashuroj!
Pa ty,veten nuk e mendoj asnjëherë.
Me shekuj të jetoja,s’do kishte kuptim.
Me ty,edhe dimri,më duket pranverë .
Çdo hap pranë teje,më sjell veç gëzim!
Me ty dhe vitet,të jem në simbiozë, dua.
Nimfë e jetës,këtë pemë të fortë e mban.
Se di,vërtëtë çfarë do të ishe ti, pa mua!.
Një gjë e di,dashuria për ty,është oqean!