UDHËTOJ I MENDUAR!
Kam një jetë që udhëve të jetës rend përherë i menduar !
Rrugëve me baltë dhe plot gurë nuk u lodha kurrë.
Mes rrugëve që shkela një jetë mbeta përherë i dashuruar.
S’u lodha kur isha fëmijë,por edhe tani që jam bërë burrë. !
Rrugët i kam dashur përherë,dhe pse sqenë të asfaltuara.
Mua,rrugët më duken si dhjetëra dhe si mijëra kapilarë .
Eh,kujtimet në këto rrugë s,kanë të mbaruara .
Kujtime të trishta,kujtime të bukura margaritarë
Ja,në këtë rrugë kur isha u vogël kaloja shpesh me babanë.
Bluanim pakëz grurë për trahana,larg tek Mulliri
i Bamit.
Në rrugë pa rrugë,si ketër e ndiqja nga mbrapa mamanë.
Mblidhnin radhiqe e lakra të egra,se nuk kishim çtë hanim!
Në këto rrugë,kam ecur zbathur e me sandale qepur me tela.
Rrugëve të malit kullosnim bagëtinë netëve me hënë.
Ja këtu, na rrihte zemra,kur kalonin vajzat me bishtkali e kaçurela.
Na hidhnin shikime fshehurazi,ndërsa neve ju këndonim këngë!
Eci i menduar në rrugët e mija,me to më lidhin
shumë kujtime.
I dua rrugët siç janë, edhe në ëndërr nuk dua ti ndërroj.
Në rrugën plot gurë të Gravës e mora për dore
nusen time.
Udhëtoj i menduar rrugëve të jetës,do ti dua kto
rrugë sa të rroj!