OH,SA SHUMË MË MUNGONI!

E ndjej,më mungon mësuesi i klasës së parë .
Me mundim më mësoi,çdo shkronjë e fjalë.
Ka një muaj,që mësuesja e jetës,më mungon.
Një muaj,dhimbja përvëlon dhe syri lotë,pikon!
Kam shumë vjet pa parë,mësuesin e letërsisë.
Ai që më shtyri,në ugarin me vlagë të poezisë.
Mësuesi gjeografisë,më shikon lart ,nga qielli.
Ka tridhjet ditë,o nënë,që është nxiruar dielli !
Mësuesi i matematikës, për mua,mbetet mbret.
Tani flokët i janë zbardhur,jetojmë në një qytet.
S’është më,ai që më mësoi skenën e festivalet.
Më i miri mik i valleve,i ullinjve e portokalleve!
Mësuesi,me kostum shajaku,më flet nga mali.
U bënë vite,që për aromën e tijë,më dogji malli!
Mësuesja e jetës sime,tashti i ka shkuar pranë.
Mësuesit e mi më të mënçur,në gjithë dynjanë!
Shumë mësues,nga parajsa na flasin,na urojnë.
Të tjerë,mes nesh, misionin fisnik e vazhdojnë.
Të jesh mësues,ngroh si dielli,ndriçon si Hëna .
Më e bukura fjalë,në univers,fjala magjike,nëna!
Na ike këtë festë o nënë,ne s’të harrojmë kurrë!
Lotët na rrjedhin çurrg,si uji që rrjedh në gurrë!
Je nënë e mësuese,për ne je dritë,që s’shteron.
Shpirti nënave që nga varri,veç dashuri buron!