8.5 C
Tiranë
E martë, 5 Nëntor 2024

Eduart Veli

 

GJITHMONË,MË DUKET SE PO KTHEHESH !L'immagine può contenere: 1 persona, cappello e primo piano

Gjithmonë,më duket sikur do kthehesh një ditë.
Më duket,sikur ke ikur diku larg,në një udhëtim.
Sikur ke shtegtuar maleve ndër stane,me dhitë.
U ktheva prapë,do thuash me sytë gjithë gëzim!

Çdo ditë para pasqyrës,më duket sikur më flet.
Me dorën e ashpër thinjat e bardha m’ledhaton
Malli për ty,mi thinji baluket,në gjithë këto vjet.
Malli për ty baba,është bërë si zjarr që bubullon

Kur kthehem nga puna,sikur do të gjej në obor.
Ja, ashtu të menduar,duke thithur fort duhanin.
Në lotët e mijë,lundron malli për ty,si një vapor.
Në gjithë këto vite, e bëri më të kripur ,oqeanin!L'immagine può contenere: 2 persone, persone in piedi, scarpe, spazio all'aperto e acqua

Që ke ikë nga kjo botë baba nuk dua ta mendoj.
Pa ty babush,më duket shumë e vogël kjo botë.
Ditëve flas me fotot,kostumin e vjetër ledhatoj.
Opingat me tela i mbaj si hajmali,lagur me lotë !

Të shoh në sytë e nënës,si tabllo,si një pikturë.
Në sytë e sajë të lodhur,mbete përherë i gjallë.
Mëngjeseve e mbrëmjeve,s’të harrojmë kurrë.
Dëgjoj zërin tënd që më flet,po kthehem o djalë!

Shpesh të kërkoj në bahçe,tek një mollë,një fik.
Me aromën e djersës tënde,në bahçe dehesh.
Ti je im atë, je dhe më shtrenjti shok edhe mik.
Baba,çdo ditë që vjen,më duket sikur kthehesh!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.