19.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Maj 2025

Eduart Veli

Mund të jetë një imazh i 2 persona, duke përfshirë Eduart Veli dhe njerëz duke buzëqeshur

MALLI PËR TY ATDHE,MË DJEG SI ZJAR!

Shpesh,të kemi lënë Atdhe,vetëm për pak ditë .
Se duam ta njohim,e ta eksplorojmë këtë botë.
Eh,lotë malli përherë,për ty na pikojnë nga sytë.
Nuk të ndërroj me asnjë,në gjithë planetinTokë!
Qielli yt më duket ndryshe,sikur edhe ai na flet.
Në rrugën ajrore dhe retë e qiellit,sikur na flasin
Mirupafshim së shpejti,në këtë rrugë mik poet.
Si iso e bukur labe,rrezet e diellit,duartrokasin!
Eh,Atdhe,tek ty kemi lënë gëzimet e hallet tona.
Kemi varret e njerëzve tanë,të pa tretur në dhe.
Në frymmarrjen tënde Atdhe,është edhe e jona.
Një ditë do ikim nga jeta,ty do t’mbetesh,Atdhe!
Në tokën tjetër,rrugë,autostrada e makina lumë.
Reklama,drita,parqe,kurrë si kemi parë në jetë .
Qytete me njerëz robotë,që kurrë s’flenë gjumë.
Kështjella e kulla të larta,që ngjiten deri tek retë
Fytyra të ftohta akull,që lëvizin tamam si robotë
Klerikë,sheikë,e kanë mendjen vetëm te pasuria
Katedralja,Kulla Ejfel,Khalifa më e larta në botë!
Po ku dreqin është futur,ajo e bukura,dashuria?!
Kudo,..më bukur se në”Përrallat e Andresenit”
Rrugë të gjëra,të pastëra siç janë te ne Sallonet.
Çdokush në punë,gjithkush i përngjan Lej Fenit!
Kudo lule,siç i mbajmë ne lulet,nëpër ballonet!
S’thuhen me vargje,çfarë sheh e prek me dorë.
Do të duheshin shumë novela,poema e romane
Do të duheshin,muaj dhe vite,jo vetëm disa orë.
Por ti o Shqipëra ime,je virgjëresha e kësaj ane!

Po kthehem Atdhe,gjithmonë,me ty jam krenar.

Ti sot nuk je më ajo,Hirushja e varfër,dhe jetime

Do ta them me mburrje kudo”Unë jam Shqiptar”

Sa të kem jetën Atdhe,do jesh në poezinë time!

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

NJË PUTHJE MBI RE!
Aeroplani,fluturonte në qiell si raketë.
Toka,shumë shpejt na humbi prej syve.
Tashmë ai po bënte dashuri me retë !
Bëni dashuri dhe ju,na thoshte të dyve!
Gjithkund në jetë,unë kam bërë dashuri.
Dashuri nëpër male,mes lisave të gjatë.
Dashuri në fusha,atje kur korrej gruri i ri.
Dashuria miqtë e mi,s’njeh ditë dhe natë!
Kur udhëton me avion,për tokën ndjen mall.
Toka,është si një nënë e dhemshur,e mirë !
Veçse sonte,këtu në qiell,kam një tjetër hall.
Dua ty,të të rrëmbej një puthje,si ëmbëlsirë!
Dua ktë puthje ta kem në koleksionet e mia.
Si ajo puthja,që të rrëmbeva dikur,tek prralli.
Si qielli pafund,ku fluturojmë,është dashuria.
Një puthje,këtu në avion,e të më shuhet malli!

Para nisjes,në sy të pashë një lot si gur rubini.

Tek sheshi ynë me emrin e bukur”Skënderbej”.

Do kthehemi prapë,sepse ky shesh është i yni.

Lot malli,ankthi,lotin tënd,oh,sa shumë e ndjej !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.