17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Shkurt 2025

Eduart Veli

E DJELA E ASAJ NATE..!
Mbasdite,siç kishin lënë, Arditi,Landi dhe Zarifi, u takuan në qëndër të fshatit.Atje në. qëndër liheshin të gjitha takimet.Atje ishin dhe zyrat e sektorit,atje ishte dhe klubi i fshatit, i cili tërë ditën,deri natën vonë ishte pothuajse plot !Para klubit ishte një pemë Hizi,ku burra të moshuar, luanin përherë letrat.Ata e të tjerët ,që i shikonin,bënin shumë zhurmë!
Arditi ,erdhi i pari në vëndin e takimit !Landi dhe Zarifi,erdhën pothuajse ,në të njëjtën kohë .
Të tre ishin veshur si për dasëm!Në fakt, do të shkonin në një dasëm ,në Lagjen e Përtejme.
Të tre ishin ishin pispillosur,sikur do të shkonin në paradë mode !Flokët i kishin krehur e lyer me vaj flokësh .Era e parfumit ,ndihej që tutje.
-Do të shkojmë që tani në dasëm, apo ta lëmë të errësohet edhe pakë,- i pyeti Arditi?
-Jo,nisemi tani,-u përgjigjën Landi e Zarifi, thuajse në një gojë!
– Sa të shkojmë ne,do erret -dha Zarifi dhe vuri buzën në gaz.Ai ishte nga Lagjia e Përtejme,po kishte ardhë në qëndër të merrte shokët,sepse ai tek ajo dasëm,ishte si i shtëpisë.
Martohej Namiku,i cili ishte moshatar me ta. Ai ishte djalë i vetëm dhe babai i tij Rafeti donte ta martonte sa më shpejt. Dhe nusen ja kishte gjetur nga lagjia,një vajzë të urtë e të bukur.
– Sa çudi -tha Zarifi, martohet Namiku që është njëzet vjeç…,hahaha,qeshi me zë,kur të martohemi ne,djali Namikut do jetë dhjetë vjeç!
Qeshën të tre me zë.
-Çfarë dasëm flet,-tha Arditi !?Ne dasëm kemi shkollën !Kur të na dalë shkolla e lartë ,ajo ditë është dasma jonë!
– Po Ardit, atë ditë, që do na dalë shkolla është për të bërë me të vërtetë dasëm !
Ata kishin mbaruar shkollën e mesme dhe tani bënin një vit stazh pune në prodhim.Sjvjet do ju dilte ose jo e drejta e studimit,për shkollën e lartë.
Duke biseduar,arritën tek shtëpia e Namikut,ku
kënga e vallja kishin arritur kulmin !
I priti vetë Namiku,babai i tijë Rafeti dhe nëna e tijë Hëna!
-U lumshin këmbët,-uroi baba Rafeti.Më gëzuat, që erdhët në dasëm!Në dasmën tuaj o djem!
-Rrofshi-u pastë nana, që më erdhët në dasmën e Namikut!Në dasmat tuaja,por më parë, ishalla ju daltë shkolla!-uroi nënë Hëna!
-Mirëseardhët–tha Namiku!Më gëzuat shumë! Tani në dasmat tuaja !
-Të trashëgoesh Namik!Jetë të lumtur,uruan tre shokët, pothuajse në një gojë!Në tabakanë e madhe vendosi sejcili dhuratën e dasmës!
Në oborr …,dhe në një pjesë të kopështit ishin vendosur karriget dhe stolat në formë katrori !Në mes,ishte një goxha hapësirë,ku dasmorët kërcenin për shtatë palë qefe! Nën tendë, ishin vendosur shumë llampa elektrike,që bënin dritë
gjithë vëndin .
Me orkestër ishte Baçi i madh!Orkestra më e mirë e Rrethit!Me sa duket, sonte do ta gdhinin!
U ulën përballë orkestrës!Arditi shpesh nëpër dasma këndonte!
Baçi dhe një pjesë e orkestrës ja bënë me dorë.
Karriget dhe stolat ishin plot.Arditi e hodhi shikimin në gjithë oborrin. Kishin ardhur shumë vajza.Aty nga mesi, i zuri syri dhe të dashurën e Landit.-“Do të kërcejnë sonte Landi dhe ajo ,-tha me vete “!
Vajzat e tjera i njihte.Kishin ardhur nga të gjitha lagjet.Tek cepi i shtëpisë, në këmbë qëndronte një vajzë pesëmbëdhjetë -gjashtëmbëdhjetë vjeçare.Ishte e gjatë,me flokë të zinj,valë valë të derdhura deri afër belit.Sy të zinj të ndritëshëm, fytyrë rrumbullakët,që kur qeshte i bëheshin dy gropëza të vogla në faqe,buzë të trasha,ballë të rrumbullakët,pakëz zeshkane,e veshur një fustan të bardhë dhe një bluzë me një ngjyrë rozë në të kuqe,të shkurtër, si ato xhamadanët e vegjël,që veshin balerinat e Shqipërisë së mesme.Se ku e kishte parë këtë fytyrë.?!Apo mos vallë gabohej?!Ju duk sikur edhe ajo po e vështronte!I hoqi sytë dhe po vështronte vallen. E pa vjedhurazi.Ajo nuk e kishte hequr shikimin nga ai.U çua në valle.Shumë shpejt doli në krye të sajë .Hodhi shikimin nga qoshja e murit .Ajo e ndiqte me sy,me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë!Pas pak, ajo u fut në valle.
Dora e saj ishte e nxehtë.Ajo e shikonte në sy… e qeshte!Sa bukur i hidhte vallen!Sikur të që kërcimtare!Sytë e sajë sikur i thoshnin”Ardit,nuk
më njeh vërtetë”?!Pas pak vallja mbaroi. Ai u ul në vëndin e tijë.Drejtuesi i orkestrës lajmëroi për vallëzim.
-Fuqinë e kanë shoqet -tha ai.Filloi muzika.Një tango e shpejtë!Nuk u besonte syve!Para tijë ndali ajo.E bukur si një zanë!Qëndronte para tij dhe i buzëqeshte.Ju duk sikur dëgjoi zërin e sajë,që e ftonte në vallëzim.Arditi i kishte ulur sytë në tokë.”Atij po i fliste?!Kush vallë ishte ajo vajzë që qëndronte para tij ?!Tashmë dëgjoi qartë fjalët e sajë:
-Mund të vallëzojmë ju lutem?!-foli vajza që kishte përballë.
Se ku e kishte dëgjuar atë zë!Po,po,atë zë diku e kishte dëgjuar!Çoi sytë dhe e pa në fytyrë!Ajo buzëqeshte!Pranë kishte Landin dhe Zarifin.
-Mua po më thua ?!-i foli vajzës me ndrojtje.
– Po,- foli ajo dhe buzëqesh lehtë!Ca dhëmbë të bardhë si fildish,ju dukën nën buzët e bukura.
Arditi u çua.I hodhi dorën e djathtë vajzës tek beli dhe dora tjetër u bashkua me dorën e sajë.
Dridhej nga emocionet.Kuptoi se dhe vajza po dridhej.Filloi të kërcente!Arditi kërcente bukur.
Në një konkurs,që kishin bërë në shkollë, ishte shpallur kërcimtari më i mirë !Vajza po kërcete
shumë bukur.Atij i dukej sikur të gjithë shikonin
atë. Kishte ndrojtje ta shihte vajzën në fytyrë!
Sytë i rrotullonte sa majtas djathtas dhe herë herë i mbante poshtë.Ajo i buzëqeshte lehtë!Muzika po bëhej më ritmike. Ai e rrotullonte atë si një fugë .Fustani i bardhë i saj rrotullohej si velat e anijes.Dikur muzika u bë më e qetë.
-Nuk më njeh?- foli vajza më zërin që i dridhej.
-Kaq shpejt më ke harruar?!
E shikoi në sy!Oh ata sy !Ata sy të ndritëshëm!
-Nuk më kujtohesh, – foli mbyturazi ,si i zënë në faj !Kam kaqë kohë që të vështroj, por…nuk më kujtohesh!
-Ndërsa unë të njoh shumë mirë,edhe pse kanë kaluar vite!Zëri i saj ju duk i përmallëshëm!Dhe
pak, sikur do të fillonte të qante!
-Kanë kaluar katër vjet,por unë të mbaj këtu,dhe
vuri dorën tek zemra e saj!
-Lorita jam,ti më thërrisje Lori,para katër viteve !
-Qëndrove një javë në shtëpinë time nëTiranë!
Atij sikur i ra dikush me një shufër në kokë !Ajo
ishte Lori,vajza e Rahmiut dhe e Bardhës, ku ai bashkë me motrën,e tij kishin qëndruar një javë
para katër viteve!
-Hë pra, tu kujtua tani,-e pyeti vajza me ata sytë e qeshur!
-Ohoho, Lorita..Lorita..Loriii,oh sa qenke rritur!Shkëputi duart dhe u përqafuan!Ndërsa po e përqafonte ,ndjeu aromën e sajë,trazuar me një aromë të lehtë parfumi.
-Ardit,e shoh që më ke harruar,por unë gjithë këto vite të kam mbajtur këtu dhe vuri dorën në zemrën e sajë !Të kam dërguar letra, kartolina!
-Ti nuk më je përgjigjur kurrë!Zëri filloi ti dridhej
-Unë nuk kam marrë asnjë letër Lori, nuk kam marrë asnjë kartoline!Me postë i ke dërguar?
-Jo,nuk i kam dërguar me postë, ti kam dërguar më Valën,vajzën e tezes së Namikut!Ajo nuk ti ka dhënë ty, Ardit?!
-Lori,të thashë,që nuk më ka rënë në dorë asnjë letër, apo kartoline?E pyesim edhe Valën se këtu më dasëm është!Më së fundi ai ishte kthjelluar!
-Do ta pyesim ,Ardit, por më parë unë dua të të pyes ty:
-Unë Lorita ,Lori siç më thërrisje dikur,jam në një qoshe të zemrës tënde, apo më ke flakur si një send pa vlerë? Këtë dua të dëgjoj sonte nga goja tënde!Sytë e sajë ishin të menduar.
Ishte gati tja shkrepte të qarit.Atij i erdhi shumë keq.Donte ti fliste!Donte ta përqafonte,ta puthte fort,fort.,donte ti thoshte shumë gjëra që kishte
shumë vite që i ishin mbledhur në zemër, si dëbora e malit që pret diellin ta shkijë,për të vërshuar përrenjëve,lumenjëve dhe deteve!Por nuk mundi.Orkestra ndaloi.I mbajti edhe pakë çaste duart e sajë të shtrënguara ..pastaj më një zë,që mezi e dëgjoi dhe vetë shqiptoi :
– Do ti themi të gjitha sonte Lori !Do të jetë një natë e gjatë!
-Ardit,të pres mbrapa shtëpisë !Atje do ti themi të gjitha,veç mos u tremb,si atëherë tek tek kodrat e Liqenit artificial të Tiranës !
Qeshi me zë.Më së fundi ajo ishte shfaqur!Ajo po e priste mbrapa shtëpisë!Do të ishte një natë e gjatë. Nata e gjatë asaj të djele!
..(VIJON NË POSTIMIN TJETËR)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.