DIKUR ,MË THOSHTE NËNA …!
(Poezi e shkruar me 07.02.2009)
Dikur,më thoshte nëna ime ,në mbrëmje.
Fushat një ditë biri im ,do të bëhen male.
Nënën time plakë dëgjoja përherë me ëndje.
Të mirën,të urtën nënë,me njëmijë halle !
Do vijë shpejt një ditë o bir ,do ulen malet.
Dhe fushat do ngrihen ,do bëjnë përpjetë.
Ujqër të uritur bir, s’do ketë më ,në përralle.
Mbi “malet “një ditë,o bir, do të bien rrufetë !
Do vijë shpejt ajo ditë,nëna ime thoshte .
Në gjithë malet ,s’do të ketë më egërsira .
Fjalë e sajë, mua djalit zemrën më ngrohte.
Në fusha biri im,do të rriten veç trëndafila!
Kishe vërtetë të drejtë, ti moj nëna ime .
Vëtetë,fushat u çuan e bënë lart, një ditë.
“Malet “u shëmbën ,u bënë copë e thërrime .
Ujqërit një ditë, o nënë ,na ikën nga sytë !
Gëzonte e thërriste fusha, si në ekstazë.
“Tani jam unë,mali më i lartë,më i rëndë”!
“S’maten dot me mua,çakenj,ujqër e shtazë .
Malin që u bë fushë ,e shkelte me këmbë !
Krekosej “Fusha-Mal”,mbahej me të rëndë.
Shumë shpejt harroi,se fushë,qe vetë dikur.
Bilbilat si i lejonte më,të këndonin këngë.
Zemra, nuk ishte më zemër,ju kthye në gur!
Betohej e thërriste “Fusha-Mal” ,ngaherë.
Se fusha atje poshtë,mal s’do bëhej kurrë .
Atje ,”Fushë -Moçal ,do të mbetej përherë.
Shkumë,nxirr nga goja e qeshte ,nën buzeeë !
Një ditë,u ulen malet,dhe u ngritën fushat.
Por, fushat shpejt u mbushen me gjëmbaçë .
Çakenjtë e uritur, dolën nga ferrat e gëmushat.
Këtë se dinte nëna ime e mirë,nëna ime plakë!
Ti moj nëna ime,shumë mirë,na e tregove.
Çfarë ka ndodhë në shekuj,në gjithë dynjanë.
Veç një gjë o nëna ime,si vallë e harrove…
Çakenjtë e ujqërit,në cdo pyll,një fytyrë kanë?!