Stuhite t’i kapim, te sjellim eren,
terbimin e dallgeve ta shtrojme ne simfoni,
te ulim shpirtin brigjeve te zemres,
te ndezim zjarr mes shiut me rrembim.
Fryma te na vrapoje, aq sa te ulet mali,
te hedhim rrenje kur zhuritet toka,
blerim te ngjizim nga guri e zalli,
duke i ujitur me puthjet tona.
E qeshura jone te sperkase yjet,
reve te tejmbushura rreze te pikoje,
hena si karfice mbi floke t’me ulet,
perendimin e diellit kenga jone ta zgjoje.
ELA ZDRAVA