Balada dhe lirika e mësuesve të fshatit
~r a v i z i m ~
Dikur,ne mësuesit e rinj të fshatit,ishim edhe balada e lirika.Puna me nxënsit ishte kryedashuri jonë.Miqsia me prindërit e shkollarëve tanë ,n’a jepte shumë forcë e frymzim.Mësuesit e fshatit përpiqeshim të përhapnim frymën e re në sfondet fshatare: puna e vecant me librin,mbrëmjet argëtuese e vallzuese me të rinjt,ku,protagonistë kryesorë ishim ne,mësuesit.Dashuria dhe respekti i të rinjve fshatar,për ne,mësuesit,kishte themele të forta.Kjo,nuk mohoet…! Ndryshe,digjen gjithë baladat e lirikat e asaj kohe,jo,dhe me pak vështirsi.Mësuesit,midis tyre,kishin unitet,mirkuptim të thellë miqsor,intelektual e qytetar të reformuar.Mësuesit e mësueset e viteve 70-80,të shekullit të kaluar,jetonin si vllezër e motra,ku,midis kësaj klime lindnin e subjekte të pastëra dashurie,e përjetshme.Në shkollat e fshatrave,vecanrisht në ruralizëm,shumica e mësuesve ishin nga qytetet e rrethinat e tyre,ku,dominonin vajzat- mësuese.Për mua ,
vajzat ,mësuese të asaj kohe ishin heroina, sepse,ishin në ballin e emacipit fshatar dhe asnjëherë të subjetit kundërshtues.Është ky brez mësuesish që dha e la dritë të madhe arsimi,emacipimi dhe civilizimi,në fshat.Është ,ky brez mësuesish,apasionant dhe misionar,që fshati,i asaj kohe nuk i përbuzi,por u bë,miku i ngusht i tyre.Është vërtetsie e madhe që ,fshati edhe sot i kujton dhe i nderon! Nderim për fshatin e prindërit ,e nxënsve tanë- miq të mëdhenj te kohës tonë,me motivin e nderuar- mësuesë fshati!Sot,në këtë ditë shënjtërie e diturie,ne mësuesit e fshatit duhet të përkulemi me respek e mall para nxënsve tanë,që u dhamë dituri, dashuri e krenari!
Respekt, për të gjithë!
— në foto: ne, një grup mësueshish të rinj,të fshatit Vokopolë,Tërpan,Berat,mars 1975 .
Mësuesit; Fatime Hoxha( nga Qyteti Stalin),Elham Pasha,(nga Vokopola),Violeta Mane( nga Berat),Ariti Dhano( nga Ura Vajgurore)dhe mësuesia Drita Cela( nga Berati).
Elham Pasha
********************************************
UNË MBETEM ROB I FJALËS – poetikë –
Më mbeti pa të dhuruar këtë tëndafil!
Lëviz,ai,nga dora në xhep,nga kopshti në dritare,nga bulevardi në vitrinë,nga kafeneja në kodër.
Dhe,trëndafili,më duket sikur më thot:
– mos u bëj lodër imzot!
Nuk t’a dhurova dhe këtë ditë!?
Mos,vallë më kanë lënë sytë!
Jo! Unë mbetem rob i fjalës
që rris trëndafila,cdo ditë .
Le të vdesin rrënjët!
Le të thahen detet!
Trëndafili im…
Ty,dhe mua më mbajnë gjallë
K ë n g ë t! El. Pa.
-Athinë,Petralona,2- mars.
********************************************
Mos më lër jetim te lumi
Cigane,të thithtë era ,
se buzë ndezur mbeta unë!
Blerimi më cel te dera,
kur,ti lahesh,atje në lum.
Cili yll të ndezi zjarrin
e të shkriu me ylberin!?
Me vetëtima dogja malin
e, në hark e ktheva frerin.
Ktheva lumin në fshikull zëmre
që t’ më lante- carcaf i bardhë.
Shelgu thuri lirika kënge,
unë si dhëndër i pa dal.
Qase buzën ,se më drthërove!
Nuk jam kalë pa patkonj…!
Me syrin tënd më martove,
nëpër lum,në cdo buronjë.
Mos është ëndërr me fletë plepi,
cigane,bija e arxhiut!?
Fjala m’u bë robinë mbretit,
mbuluar me mjergullën e shiut.
Le të hingëllijnë- mijra kuaj,
nuk do ndahem më nga lumi.
Unë ndez qiriri…, e ti shuai,
përmbi hoje do të vdes gjumi !
ELHAM PASHA