Zëmra ime nuk është ekran pa vatan
e t’kullos sytë,bota e hemisferës s’hijeve.
Ajo s’ka pulsuar,kurrë me gjak borxhliu
e gjak të shitur në pazaret e shijeve.
Dorën e mbaj mbi sup,
jo për të kërkuar grada e të fsheh zëmrën
përball diellit,por ,për të treguar se mbetem përherë,në lëvizje.
Jam bir i lulkuqes që ka krijuar parada ,
nga rrënja tek fara,
nga magma te dëbore.
Dora cilsohet e prerë,nëse s’ushqehet nga zëmra,e zëmra është e tradhtuar
nëse nuk është dashuruar me lulkuqen.
Lulkuqia- dinastia e lisit dhe e plisit,
pa hënën e kafshuar ,e të ftohtë.
Këtu,puthem unë,prandaj shfaqen
duvakët e kuq në faqet e fëmijve.
Këtu ,unë shkërmoq plisin
me buzë të përvëluara
e xizllonjat të bëjnë planimetrinë e grurit,
e të gurit.
Gurit,kurrë s’i kam dhënë statusin
që të jet hambar i grurit e mjaltit
se,ndryshe më vdesin të gjitha
bukuritë e këngës,
e lulkuqia nuk cilsohet më-
mbretëresha e vajzave.
Unë ,dashuroj,lotoj,puth e hymnizoj
asnjë herë pa lulkuqen e zëmrës!?
Ndryshe,kam humbur idetitetin e nënës,
nëpër ekrane ,pa diellin e gjakun ,
e së vërtetës.
ELHAM PASHA