8.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Mars 2026

Elham Pasha

Ngrica e dêborês ~ p o e z i ~

Ti e pêlqen ,sê tepêrmi dêborên,
Gati me telegramet e korierit.
Pêr ty,flamur e kam kthyer dorên,
Deri nê kristalet e mermerit.
Verbêrisê i kam veshur njê- mal,
Sa nuk e di ,ku pikon mjalti !?
Ndoshta dêshiron tê jem edhe kal’
Se ngrica rrêshqet dhe tek fati.
Rrêshqet dhe,tek gozhda pa patkua,
Pêr t’u bêr skiator nê humnera.
Fjolla e dêborês mê rrêmbeu-mua
Qê sygênjeshtra tê mbetet- dera.
Ngriu dhe ngrica,pêrmbi cati
E hêna vjedh yjet me buzêt e mia.
S’ mê mbeti asnjê rrugê,nê kufi,
Por zêmra ende rektinê tek dashuria.

Tê pêlqen tepêr sê tepêrmi- dêborên ,

Sa ngricên e saj ,e tregton pêr stilistikê.

Do tê rrebelohem mbi ortek,

po mê zvarrite metaforên

E kali do t’i kalojê lumenjt,me mua-vêsnik.

ELHAM PASHA

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar

Vajzat e fshatit tim ~ l i r i k ë ~
Ku shkuat,Ju që u mësova a b c – në
e bënit fjango me kristale, mbi dëborë?
Gris duvakun e kujtimeve ,cdo të hënë
e syri rrëzohet nga njëra,në tjetrën dorë.
Ku shkuat,Ju që feksit argjendarinë
e metaforën m’a dërgonit reshter ,
pa ushtar!
Përball Jush,në eshkë avulloja rakinë
e lumi më bënte përplasje ,mbi zall.
Ku shkuat,ku shkuat se jeta është divizion
e një fjalë,e vetme përmbys dhe qytetin!
Mos i besoni të hënës se s’ka ekuacion,
prandaj vajzat e fshatit tim ,
grishnin e mbretin.
Ku shkuat,se kam edhe ca gërma?
Shifrat s’i kam në topografinë e majorit…
Atje,ku lindët,kurrë s’u vdes nëna
e babai mbetet statusi i medalianit.
ELHAM PASHA
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, pemë dhe jashtë

Cezarët fshihen prapa gladiatorve

~p o e m th ~

Jam i ciflosur me pasqyra ,

që t’jem gladiator tek Spartaku

e me qerpikë fjalësh

t’i jap epokën,ballit të lirisë.

Po,në ëndërr më shfaqet Teuta,

e zëmëruar tek cardaku,

pse duartrokita për Kleopartën,

përball buzve të lakuriqsisë.

***

Gladiatori,ka skllav- qiellin,

ndonse nuk e shikon,

ku,fjala sjell edhe prangat,

me këmbët mbi tokë.

Po,unë s’e puth dot qiellin

e syri nuk pikon,

sa dhe cingitë e hënës,

s’më duanë,më ,për shok.

***

Të bukurat e hënës ,kishin kuklla xhungle,

të vëzhgonin fanarin e fjetur t’Aleksandrit,

ku,skllevrit të kalonin vdekjen

nën urat prej lundre.

Po,Teuta s’ besonte në flakhijen

e shandanit…

***

Kleoparta më veshi lëkurën

e fallxhorit të xhindeve

që të shtrinja në gjum,

kopshtarët e famshëm të Babillonisë.

Perden e mbante hapur

që,të plurosja gladiatorët e miteve,

deri sa mbrita dhjetë herë ,

stërgjysh i rrugve të pusisë.

***

Edhe sot zgjasin veshin ,

nëse kam syrin si Spartaku,

e skllavopronarinë t’a përshkruai,

venusin e virgjërisë…

Teutën t’a helmoi

me puthjen e Kleopartës,

në ndonjë cep parku

e cezarët të fshihen nën rërë,

me piramidat e tradhtisë.

***

Edhe mua m’a do motivi

të jem si Spartaku e Marjusi,

e të udhheq miligonat

mbi thasët e piramidave.

Nëse vdes apo fitoj ,s’e dua të dashurën

në gryka pusi

e Semiramidën ,e mollve ,

ja këshilloj- potretin e sfidave.

ELHAM PASHA

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.