PAGËZIMI I DASHURISË
Verën do ta pimë të dy sonte,
Shoqëruar me puthje të zjarrta,
Do na dehë trokëllima e gotave,
Veç në agim gjumi do na i pulisë qepallat e arta.
Nëse ndodh që paksa të lodhemi,
Në gjoksin tënd do kërkoj të gjej pushim,
Që të shpërthejë sërish furrnalta,
Llava e zjarrtë në amshim!
Kur afshi i fjalëve të daravitet,
Do kuptojmë se çastin ne jetuam,
Si nyje gardiane dashuria u lidh nyje,
Muzën e shpirtit në yje shkëndijuam!