Nga ditari i z. Eli Mano.
……Lere trishtimin të kalojë . Rëmbeji jetës e kohës gjërat e çastet më të bukura. Mos i ler te shkojnë ..bëji tufe buzëqeshjeje që të gëzojnë shpirtin.Lidhi ato me fije shprese për të ardhmen …..dhe lumturohu!!!! Mos u merr me fjalë dhe mendime që dalin nga goja e njerëzve te vegjel.Eshtë koha ajo që i jep gjithsecilit atë që meriton. Ju uroj vec buzëqeshje në jetën tuaj miq të mire.(E.Mano)
Se s’dashuronja-as un’as ti
Po dashuronte, dashuria :
Nje dashuri – nje fshehtesi
M’ e fshehur, se fshehtesia.
(Lasgush Poradeci )
Dhe ashtu bashke si dikur ,do te desha te ishim edhe sot pas shume vitesh. Aty tek ky vend, ne kete shkolle, ku per kater
vite ecem krah njera tjetres.Aty ku thurrnim endrat tona e u jepnim krahe drejt se ardhmes.
E ndonese kane kaluar shume vite , respekti e dashuria mbeten te pandryshuara. Largesia dhe koha nuk i ka zbehur…..u ka dhene ngjyra me te forta. I ka qendisur keto vite me ndonje fije ari aty ketu e disa shtigje te vogla. U kane dhene me teper pjekuri. Nuk jemi me ato vajzat çapkene e moskokçarese qe secila nga ne patjeter i kujton.
Veç diçka nder keto vite eshte shtuar. ….
Eshte shtuar MALLI…
“””””””””””””””””””