Me dorën e vogël zgjatur
as vetë nuk e di ti se kujt,
ecën rruges lypës i vogël
këmbëzbathur,ëndërvrarë,
shirtplagosur.
………
Dhe si një zokth’i pafuqishem
mundohesh të nisësh fluturim,
mallkoj këtë botë mizore
që ëndrat ua vret
fëmijëve kështu si ti .
…..
…….kohët moderne
eh kohet moderne…..!!!!!
Krijuan dhe kohen e lypsave të rinj
që për një kafshatë buke
ti lutesh “zoteris”
…….
Atij të pashpirti
që shtrembër të shikon ,
të shtyn dorën tej
“zhelan”të ofendon .
……
Eh lypës i kohëve”moderne
zemrën ma vrave keq,
të mar dorën e vogel
dhe lehtë ta përkedhel
………
Një monedhë pastaj
heshtur mbi të lëshoj.
se “Lulin e vocër “
ajo dor e shtrir ‘më kujton.
…Jooooo
nuk eshtë Luli i asaj kohe mjeranë.
por Luli i kohës ton ‘.
…..
Po deri kur…?????
Deri kur…??? ,
….kjo padrejtësi.
Ku mijra vuajnë nga uria
dhe pakica në luks noton.
Jo këta fëmijë fatkeq
rrugëve nuk duhet të rrin’
por në bangat e shkollës
me moshataret e tyre të shkojn
……..
E lutem t’u kthejmë buzëqeshjen,
diell ne sytë e tyre të shoh.
Gëzimin t’u kthejmë
si mua…si ty të jetojn’. (E.Mano 2020)
(mare shkas nga nje ndodhi e vërtete )
“””””””””””””””””””””””
JAM FEMER !!!!! (Kushtuar te gjitha femrave )
Jam femer …
edhe nje jete tjeter po te kisha
Femer do doja te isha perseri .
Jam femer ….
dhe ti nga nje femer ke lindur
e di ..???
Ndaj kur drejt meje qellon ,
mundohesh te me poshterosh ,
koken ngre lart , te sfidoj .
Dhunen e perbuz ,krenare qendroj .
Jam femer …
jam nene ….jam grua ,
jam moter ….jam bije ,
jam dielli ….jam qielli ,
jam rrezja …jam shkelqimi .
Jam gezimi jo trishtimi
jam lumturia ….jam dashuria .
Jam zjarr e urragan .
Jam vala…jam deti.,
jam buzeqeshje dhe krenaria
jam flladi …jam era .
Jam bukuria qe sjell pranvera
Jam JETA …jam VAZHDIMESIA !!!!!
Jam PAQJA mbi kete dhé
ti a e di ???
…se Zoti vete na ka BEKUAR
ndaj emrin FEMER mbaj me krenari !!