NJE PELLEMB I BARDHE GUXIMRAR
Një sofër prej druri , rrumbullak ,
Mbushur me pjata ,lugë e pirunj,
Gotat vendosur rrinin zerbes,
Karriket hutuar ,mbetur një jetë.
Dera e varur në dy çengela
Hapet e mbyllet nga furtuna e era,
Gozhdët i kanë rënë të uruarës , dorezë,
Bam e bum mbi kasën e derës,godet.
Shtëpia që dikur ishte e ngrohtë e bukur,
Priste përcjellë miq , shokë, nuse ,krushq e dhëndurr,
Pragu i derës thërret sa ka në kokë,
Por është e kot..përgjigje s’ka marrë deri më sot.
Kërcasin trarët ,muret vrima vrima,
Karriget hargalisen me sorrat e zeza,
Një buf i fryr,vrapon andej këndej,
Një kukuvajkë sehir, bën.
Për çudi ,nuk flasin,
Por rrinë si të dehur
Se kanë pirë një fuçi me verë,
Djall o punë ..nuk dinë ç bënë, me njeritjetrin mpleksur, .
Kafshohen me dhembë.
Në njëj degë ulliri ,bilbili këngë ja ka marrë,
Bashkë me të dhe djelli ka lerë,
Rrezet e tij trokasin në dritare,
Karriket përkdhelnin i jep kurajo.
Nje pëllumbi i bardhë fluturon mbi re,
Një amanet thellë në gji shtrënguar
Ka marrë drejtim mbi çati, qëndron
Sorra e korrakë të trembur , planet prishur
Nga një pëllumb i bardhë guximrar i palodhur !!
Elida Prifti 14.1.2021