Nuk ke një fyt
Mjerim… ujkonj që s’ke të ngopur,
E shekujt nuk të mundën dot !
Këpucët klithin ende gojë hapur,
Çatitë po bien për mbi kokë.
Mëngjezit… çorbë, bukë me sheqer,
Shkollat dy orë larg në këmbë,
Plasmas në mbrëmje si në një serë,
Çatia gati gjysma e rënë.
Nënë… ç’do të hamë ?…. kemi uri ,
Nëna heshtē e si ngre syt,
Si tu përgjigjet …as vet se di !
Zemra… sa si ndahet më dysh !
Bijt e mi … bini të flini,
Dyqani sot ishë mbyllur herët
Ju premtoj të vijë mëngjes,
Do ju bëj paparë të ngroht sheqeri.
Ëngjëjt shkojnë nga një pa ndier,
Syve ju pikojnë lotë,
Një plasmas mbi batanië,
Lluks në natë të ertë të ftohtë.
Lojrat…. balta para porte,
Tepsi të vjetra që tringëllinë,
Nga erë e fortë nëpërmjet lotve,
Lutja e tyre bën melodinë.
Mjerim… s’mjaftojnë vargjet e mija,
Që të të mbys… nuk ke një fyt !
Fytyrë ujkonje … je vet lubija,
Nxjerë shtat kokë po të prenë nji.
| Elisabeta Gockaj |
Pa çoban e pa një bujk
Kë të shporrim, kë të mbajm !
Gjithë me njëri tjetrin ngjajnë,
Janë mjeshtra për të rrjepur,
Gjithë kopenë duan të pjekur .
Luli…Culi….Baka….Vaka …
Hanë mishë nuk duan lakra,
Ndaj u vunë të gjithe ne krye,
E quajnë……misjon partie !
Gruri parcelës rritet vet ,
Kalli bosh e kokë përpjet,
S’prodhon far… as sa një fshes,
Që të fshij kashtën e vet.
Vatha brenda sa s’po qelbet,
S’mund që ta pastrojnë delet .
Pa çoban…… e pa një bujk,
Uria…….. do na mbysë në m…..
| Elisabeta Gockaj |