8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Elisabeta Gockaj

Perëndia e ka bekuar

L'immagine può contenere: 1 persona

Ndër shekuj tokës ia ndëruat formën,

e pret e qepët ….porsi rrobaqepës !

globin si beze e matët me  metër ,

shenjat e qepjes latë kufij për etër .

Hartat i shtrite në gjakun tuaj blu ,

“fisnikët e ardhshem” i latë mish pa tru ,

lugetër..që as për pjellën tuaj s’menduat !

i mbytet bankave që ju keni dhuruar .

Pa ment e pa shpirt…do t’lindni kufoma ,

të trashëqojnë frone e të trashëgojnë prona,

po vall..do ju shijoj kjo jetë pa një qëllim !

në shpirtra ku lindin perdit veç shkëmbinj !

Ku s’ka vend për njerëz… nuk ka vend për paqe,

do të jenë rrobër, skllever për jetë të parave ,

lirinë nē për botë…..perëndia e ka bekuar,

tek mbjell e tek korrë në djersën e dhuruar .

| Elisabeta Gockaj |L'immagine può contenere: 1 persona

Mos u ndje fajtore

Nënë…. mos u ndije fajtore,
Që më linde në k’të vend,
Shih si gurgullojnë prrojet,
Kur zbresin nga tatëpjet !
Në k”to udhë ngado që vete,
Syt me shohin shkretëtirë,
Trasta per mbi shpin me shqepet,
Ditët shkoq si gur tespish.
Etja shpirtin seç ma than,
S’gjej burim e s’gjej një prrua !
Mbijetoj në për kujtimet,
aty etjen ditve shuaj .
Ty ….ndër ëndra hera herës,
të degjoj zërin e ngroht,
Ulu biiiir ….se ftohet gjella,
Pij nje got me dhall të ftoht.
Bashk me rrobat ne valixhe,
Zemrën seç më kishe vën,
Sa herë marŕë e vesh këmishën,
Me pyet… biiir… ke për të ngrën.?
Nënë……mos u ndje fajtore,
Kush në jetë të fal kaq shumë !
Ti me ke dhën zemrën tënde,
Unë….. një dashuri pa fund.

| Elisabeta Gockaj |

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.