30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Elisabeta Gockaj

Ku mbaronë fjala
Kot më rri para vitrine ,
ku shkëlqejnë stoli ,
s’të blej dotë moj vasha ime,
diamantë e as flori.
Gjithcka pata ta dhurova,
që ditën që të pash,
me shpirtë e zemër u rrobërova
e bukura ime vash ,
Sa her ti shoh syt që shkelqejnë,
i lumtur shkrij ndër ta,
si vesa ….që kur rrezen prek,
i fluturon ndër krah .
Sikur thesarët e gjithë botës,
të mi dhuronin sot,
shkëlqimi i tyre s’do më tundonte,
sa syte e tu të ngroht.
Kot më rri para vitrine,
më kot kërkonë stoli,
ato janë copëza prej shkëmbinjve,
që mbushin boshësi .
Në njëri tjetrit ti rrëfehemi,
si dje njësoj dhe sot
shkëlqimit të rrem mos ti gënjehemi,
të fluturojmë si zogj.
Ç’të mundon… mund të ma thuash ?
si kundër unë ty,
ti derdhim brengat që të mos vuajm,
përjetësishtë të dy.
Ku mbaronë fjala heshtja nis,
si krimbi në një mollë,
dersa të gryen tërësisht ,
e shpirtin ta bën shosh.
| Elisabeta Gockaj |
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.