14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Eljaz Salja

KOSMAÇI dhe unë…?!
Aty u linda unë, jo linda.Fshat është Kosmaçi; në vijë ajrore rreth 10 km. me qytetin e vjetër të Shkodrës.Një gropë adhtu si Shkodra, si aneks; i rrethuar nga lumi Drin i Ri dhe nga Drini i Vjetër anash, përballë kodra e më larg male të gjelbëruar, që prodhojnë oksigjen, jetë.
Por u linda në mars 1944, kur lufta vazhdonte, por edhe jeta gjithashtu edhe pse me shumë vështirësi.
Si nisa të reagoj në jetë, si gjithë të tjerët, u ndesha me shumë fenomene që s’i hanepsja dot dhe më e keqa ishte se s’gjëja njeri të më hapte vizionin për faktin se mbizotronte pa dija( injoranca)Edukata ishte primare nësa dija, kultura, sekondare.
Bahçe ishte fshati, bile quhej bahçja e Shkodrës.Nuk mungonin dhe pemët dekorative: plepa të butë që shkonin 10-15 m të lartë, të cilët mbusheshin me rrush rrexegi të kuq, që kërciste në gojë, kur e kafshoje.
Rrafsh me plepa fluturonin disa balona, kështu i quanin atëhere avjonët,aq poshtë sa gati ndesheshin me majat e plepave dhe e zbardhouin token me letra.Ne vraponim pas më të mëdhenjëve dhe mbushnim gjirin me to, pa ditur ç’thonin.Shumë vonë kuptuam se ishin broshura balliste e legaliste që kërkonin të rrëzonin pushtetin e dalë nga lufta, qe t’vinin ato në pushtet.
Mbas darkave mblidheshin të rriturit dhe nën driten e bishtukut, luanin kapuçash dhe debatonin rreth situatës, rreth këtyre broshurave dhe kishin mendime ndryshe, por ne asgjë s’kuptonim.
Kishin marrë tokë fshaterët, vdisnin në punë se kishin edhe detyrime shteti, e kur i shlynin ato, vinin fesin më një anë.
Kur tërbohej Drini, që s’kish asnjë pengesë, mbulonte gjithë nën Shkodren e dukej si det.Ne edhe frikësoheshim, por edhe shijonm atë bukuri si det nën pemë.
As nuk bëhej fjalë për vaditje apo kullim.Ç’do gjë varej nga mëshira e natyrës dhe natyra mëshironte; ishte aleate me fshatarët, nuk i lëndonte gjatë; e sillte Drinin për e largonte shpejt e fshatarlt merrnin frymë lirshëm.
Mbanin shumë bagëti fshatarët: lopë, dele, derra dhe shpend: pula, rika, pata dhe mishi zevendësonte buken; më shumë kushtonte buka se mishi.Mos e besoni po të doni, por unë e kam jetuar dhe kjo është e vërteta.Edhe pema që nga qershia e majit deri tek fiku dimnak, plus konsrvimi i tyre, ishin prezent për gjithë vitin.
Ne nuk kishim nevojë për palestra se që në mars e deri në dhjetor, ishim gjithë diten në ujë e në rëren që linte Drini gjatë tërbimeve të tij gjithë dimrin, e pastronte vetë e na e linte gati për verë.Edhe rëra ishte bio; të pasyronte lëkuren.
Në këto kushte rrita shtatin deri në 15 vjeç, me peshë 70kg.e gjetësi 1.75 m dhe nisa rrugen e shkollimit.Dhe si u shkollova”bio” u shërbeva fëmijëve të fshatit, jo të Kosmaçit, se s’ma dhanë këtë mundësi, edhe pse indirekt dhashë ndihmesen modeste.
Edhe sot në kushtet e globalizmit Kosmaçi, e gjithë fshatrat e Shqipërisë, prodhojnë e jetojnë bio.
Fshati, toka bashkë me ujin,ajrin e diellin, është jeta e vërtetë,jo uzinat, oxhaqet që vrasin ajrin e bashkë me te, njeriun.Toka është jeta, e kjo është në fshat, në mal, në prrua, edhe në qytet.
Mos e vrisni token që t’mos vrisni jeten tuaj dhe të pasardhësve.
Mos e braktisni fshatin se aty është buka, aty është qumështi, aty është veza ATY ËSHTË JETA.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.