22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Eljaz Salja

H U M O R, për të qeshur e për të qarë…!?

Kola pensionist, me një pension qesharak, sa për kafe e ilaçe, për të mbijetuar krijon një minipulari, rreth 100 copë.Shpenzon aq shumë për to, sa kostoja mbikalon vleren.

Duke ju kqyrë sytë për t’i parë të rriten sa më shpejt, një ditë vëren se 4-5 copë po çalonin dhe kur ushqeheshin, uleshin barkas se nuk i mbanin këmbët.Të nesërmen vëren se po çalojnë mbi 10 copë dhe ecnin duke u përdredhur si ato këngëtaret, që s’dijnë të këndojnë veç përdridhen.

Shqetësohet Kola,i drejtohet një veterineri dhe i qanë hallin.Veterineri, fare i shpërqëndruar, i këthehet Kolës:O ti qenke gomar fare,unë mendova se të dhëmbin ty, punë pulash.

Ore zotëri-i thotl Kola- kam ardhur tek doktori i pulave, se kur t’më dhëmbin këmbët e mia, shkoj tek doktori i njerëzve dhe iken pa e përshëndetur fare, se ishte në hall.

Shkon tek një dyqan veterinarie dhe i qanë hallin.Kanë nevojë për gjilpëra- i thotë veterinierja farmaciste.Po të duash ti, jua bëjmë.Dakort- thotë Kola dhe ua bëjnë gjilpërat që kushtonin 15 mijë lekë, të cilat i qanë me hall, se edhe pse kish nevojë,aq lekë s’i shpenzonte për ilaçe për vehte.

Ia bëri gjilpërat veterineri dhe pulat prap vallëzonin, jo më 10, por 15 apo 20 dhe shtoheshin përditë pas vaksinimit.

I mërzitur Kola shkon prap për t’kërkuar ndihmë tek veterinerja dhe ajo i këthehet:Ore, ti qenke gomar fare, unë s’po shëroj dot këmbët e mia e ti vazhdon avazin tënd, për pulat.

Ikën Kola, duke folur me vehte; vëreni ju që njerëzit ecin duke folur? Këto janë Kolat, që kanë halle.Dhe i drejtohet Kola vehtes:A e din se kjo ka të drejtë, mor gomar, se po nuk luajte gishtat, ngordhin njerëzit, jo më pulat.Shko, or djalë, kujdesu për këmbët tuaja, leri pulat se po ngordh para tyre.E prapë vazhdon derisa të ngordhi bashkë me pula dhe në vend që të hajë Kola pulat, do e hajnë pulat Kolen.

“”””””””””””””””””””””””””””

Burri apo gruaja?

Një çift i moshës së mesme kish dalë një gjiro në periferi të qytetit për tu relaksuar në ajrin e paster të mjedisit plot gjelbrim.Në atë mjedis aq të këndshëm,me ato lëndina plot freski,me ato bimë plot gjelbrim,ku cicërimat e zogjve ia kalonin melodisë së kompozitorëve më të mëdhej të botës,vihen përballë një luadhi.Bari ish rritur aq sa kish ardhur koha e kositjes për t’i liruar ajrin bimës së re.Zënë vend për ta soditur atë bukuri dhe burri i drejtohet guas:Ky barë duhet kositur,se ka arritur kohen e pjekurisë për t’i krijuar mjedis bimës së re.

Me ç’mjet duhet prerë bari-nderhyn gruaja.

Me kosë-thotë burri,ose makinë korrëse

Jo-thotë gruaj-po me gërshërë se e pret më bukur dhe nuk dëmton bimen e re.

Jo-thotë burri-gjithë këtë sipërfaqe është e pa mundur ta preshë me gërshërë,veç me kosë.Ja kosë,ja gërshërë,jo gërshërë po kosë dhe debati po degradonte në sherr dhe relaksi po i linte vend stresimit.

Nderhyn burri:Mirë,ta presin si të duan,të vszhdojmë të shijojmë natyren e bukur.

Afrohen tek lumi,i cili ishte një nga faktorët bazë që ndikonte në gjlbrimin e zonës me ujin e tij të paster.Nga ura e lumit po sodisnin bukurin e rrallë të tij: dy-tre metër i thellë ishte dhe dukej fundi,aq i paster ish uji.Shikonin peshqit duke notuar,të vegjël e të mëdhej,pa u friksuar.

Vertetë një bukuri e rrallë-thotë burri-shiko me gjithë këtë thellësi edhe gurët shkëlqejnë në fund;shiko peshqit të shoqërizuar si gëzojnë në atë ujë aq të paster.Besoj rrjedha e ujit do u sigurojë edhe ushqim të bollshëm,e shikon sa të shëndershëm janë.

Vertetë bukuri e rrallë-ndërhyn gruaja- si ai livadhi që ish bërë për gërshërë.Ringjallet debati:jo gërshërë po kosë,jo kosë po gërshërë dhe burri,me forcen dominuase,e kap nga beli dhe e fluturon në lumë.E për çudu gruaja kish ngritur doren lart,kish bërë dy gishta si gërshërë dhe i lëvizte ato në formë gërshëre:gërshërë,gërshërë.

Hidhet burri nga ura,e nxjerr nga lumi dhe rrugës për në shtëpi gruaja vazhdon:gërshërë,gërshërë.

Për të patur më të qartë idenë,po citoj katër vargje të poetit pers të shek.Xlll,Saadiu:

Një grua e bukur që skuqet kur flet,
Të shoqin e varfer e bën si një mbret.
. . . . . . . . . . . . . .
Në odat e tua gëzimi s’ka vend,
Kur zër’i sat shoqe e mbyt zerin tënd.
Shtrohet pyetja:kush dhunon?
Shkrimtarja Agatha Miller(1890-1975) e vlerëson femren:”Jo të gjitha femrat arrijnë ta mësojnë artin e të qenit grua.Arti i të qenit grua është të bësh burrin të besojë se është ai që i merr vendimet.”

Nxirrni konkluzionet tuaja,besoj jami qartë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.