Në fëmijërinë time prindërit tanë, me shumë përkushtim punonin gjithë veren për të siguruar ushqimet bazë dimërore.Përveç bukës,groshës,mishit purrinjëve e lakrave,kultivonin me shumë mjeshtëri perimen e pemen.Arra,fiq të thatë,shegat e dymleku,ishinbaza e frutave.Patlixhanat,specat i thanin dhe i koltivonin( regjnin); gjithashtu domate jeshile,lakra e kastraveca i regjnin.Dhe një ndër këtëtë regjura ishte edhe SHTIRAKU,më i shijshëmndlr gjithë të regjurat.Po ç’ishte SHTIRAKU ? Ishte një pjepër,që kur mbaronte cikli,mbetej sa një domate mesatare.Atëhere s’e kuptoja por sot e gjykoj si një bimë që s’arrinë të përfundojë ciklin dhe dështon,është i dështuar,i shtirur,shtirak.
Qëllimi im në këtë postim është t’ju kujtoj të gjithëve e në veçanti gjuhëtarëve dhe akademikëve që t’mos harrojnë fjalët e vjetra.
Sa më shumë fjalë të ketë një gjuhë,aq më e pasur bëhet.E fatkeqësisht sot gjuha jonë kaq e dlirë,po ndotet me fjalë të huaja,pa nevojë:adio — mos vallë tingëllon më bukur se mirë u pafshim,mirë u pjekshim?
–ok = mirë( shpesh thojnë:ok,mirë)
–live: pse nuk tingëllon më bukur direkt,drejtë për drejtë?
Le pastaj fjalë të reja si: përformancë,impementim,open,stori etjetj që as unë,që pretendoj se e di mirë shqipen,shpesh s’i kuptoj.
SHTIRAKU u bë shkak për këtë mesazh,drejtuar në radhë të parë pushtetarëve dhe gjithë pushteteve deri tek medja:Ruajeni gjuhen tonë të pastër,siç e kanë ruajtur të parët tanë me shumë sakrifica nën sundimin barbar otoman për rreth 500 vjet; pasurojeni gjuhen tonë me fjalë shqipe e shmangni fjaët e huaja,siç vepruan Rilindasit tonë.
Gjuha është kombi;u bastardu gjuha,u bastardu kombi; u zhduk gjuha,u zhduk kombi.